Champions League Futboll Sport UEFA

Mallkimi britanik, statistikat “gjunjëzojnë” Realin dhe motivojnë Liverpoolin

Puna e Zinedin Zidan në kryeqytetin spanjoll ka qenë e paimagjinueshme deri në këtë moment. Ai mund ta udhëheqë Realin drejt titullit të tretë radhazi kampion Europe më 26 maj. Por kur kampionët e Europës të zbresin në fushën e stadiumit “Olimpik” të Kievit, duhet të bëjnë llogaritë edhe me “mallkimin britanik”. Sepse në tri finalet që madrilenët kanë luajtur përballë skuadrave ishullore, ata nuk kanë dalë kurrë fitimtarë (ndaj Çelsit, Liverpulit dhe Aberdinit). Çelsi triumfoi ndaj “Los Blancos” në dy finalet e Kupës së Kupave (1971). Në “Karaiskakis” të Pireut u regjistrua një barazim.

Golit të Peter Osgud iu përgjigj Ignasio Zoko në minutën e 90-të. Vetëm dy ditë më vonë, skuadrat u ritakuan edhe njëherë, por këtë herë blutë e Londrës triumfuan 2-1 falë golave të Osgud dhe Xhon Dempsejt. Suksesi i Liverpulit në finalen e 1981 mbahet mend mirë në Mersejsajd. Ata mposhtën gjigantët spanjollë në finalen e luajtur në “Parc des Princes”. Alan Kenedi shënoi të vetmin gol të ndeshjes në minutën e 82-të, ndërsa “reds”-at festuan suksesin e tyre të parë nga dy në kontinent atë dekadë.

Dy vite më vonë, një tjetër finale e Kupës së Kupave i vuri Aberdinin e Sër Aleks Fergusonit përballë madrilenëve. Spanjollët përfunduan në gijotinën e skocezëve. Erik Blek shënoi pas vetëm 7 minutash në Goteborg. Por Huanito barazoi menjëherë me penallti. Finalja shkoi në shtesë, atje ku zëvendësuesi Xhon Hjuit shënoi golin e fitores në 112′ dhe katapultoi edhe emrin e emrin e Fergit në futbollin britanik.

Related posts

GLADIATORI I MESFUSHËS/ Rikthehet “pitbulli” Abrashi, tregon gjendjen e tij (VIDEO)

Isa.Autor

PAMJE TË RËNDA/ HORROR: Tifozët PËRLESHEN në stadium me THIKA, policia i… (FOTO)

Isa.Autor

Partizani përgatit ofertë/ Gega kontakton ish-kandidatin e kombëtares së Shqipërisë

Isa.Autor

Leave a Comment