Futboll Ligue 1 Sport

Marco Verratti: Ky lojtar na duhet për të fituar Champions League…

Përpara se të kalojë finishin, Marco Verratti bën bilancin e sezonit, i pari me Neymar në krah. Pas Superkupës së Francës, Kupës së Ligës dhe titullit në Ligue 1, PSG bëhet gati të fitojë edhe Kupën e Francës, duke kompletuar “pokerin” e trofeve në Francë. I mjafton të mposhtin Les Herbiers, ekip në kategorinë e tretë.

Gjithsesi, për mesfushorin mbetet zhgënjimi i dështimit në Champions League. “Duhet të bënim më shumë në Europë, por nuk duhet të harrojmë se ë Champions janë ekipet më të mëdha të Europës, kundërshtarë po aq të fortë sa ne. U eliminuam nga kampionët në fuqi.”

“Neymar është një nga futbollistët më të fortë të planetit, – vazhdoi mesfushori. – Na mungoi në momentin më të rëndësishëm të sezonit, por në këtë moment që është i dëmtuar kemi folur vazhdimisht me të. Na ka qëndruar pranë edhe në këtë periudhë dhe uroj të bëj një botëror të madh.”

I pyetur se si do ta analizonte sezonin e tij, Verrati vazhdoi: “E nisi keq sezonin, sepse vija nga disa dëmtime që nuk më lejuan të bëja një fazë përgatitore të plotë. Gjithsesi, luajta një kampionat të mirë mendoj dhe krahas zhgënjimit të Champions, trishtimi më i madh ishte mbetja jashtë Kupës së Botës.”

Në fund, italiani tha: “Do të doja të luaja me Pogba te Parisi. Eshtë e lehtë të luash me futbollistë të mëdhenj në krah, por ai është ideali për të na dhënë suksesin në Champions.”

Related posts

JUVENTUS-LIVERPOOL/ 34 vjet nga finalja e Brukselit që u shndërrua në tragjedi për futbollin (FOTO)

Delo.autor

E PABESUESHME NGA SLLOVENIA/ La shtatëzënë vajzën e presidentit, klubi merr vendimin e rëndë për futbollistin

Delo.autor

NUK FSHIHET DHE I OFROHET BARCELONËS/ Overmars: Kam humbur disa mundësi…

Delo.autor

Leave a Comment