Futboll Ligue 1 Sport

Marseille kërkon Benatia-n, Juventus kthen sytë nga dyshja e madrilenëve

Marseille ka vënë sytë mbi Medhi Benatia. Francezët nuk e kanë siguruar akoma kualifikimin në edicionin e ardhshëm të Champions League, por duke parë se mund ta arrijnë këtë objektiv në dy mënyra (duke mundur Atletico Madrid në finalen e Europa League ose duke fituar garën në kampionat me Monaco dhe Lyon), ata janë vënë në lëvizje për të përforcuar ekipin.

Sipas shtypit francez, “dhurata” që klubi do t’i bëjë trajnerit Garcia për kualifikimin në Champions, do të jetë qendërmbrojtësi i Juventus, i cili ka punuar me trajnerin francez në kohën kur të dy ishin te Roma. Për momentin nuk ka asnjë ofertë zyrtare, por nëse do të vijë, Beppe Marotta dhe Fabio Paratici do të jenë gati.

Drejtuesit bardhezinj, në fakt, nuk do të donin ta shisnin 31-vjeçarin, por Juventus nuk është mësuar t’i mbajë lojtarët kundër dëshirës së tyre. Siç ka ndodhur me Paul Pogba (2016) dhe Leonardo Bonuçi (2017), gjithçka do të varet nga dëshira e lojtarit dhe oferta e Marseille. Ka pak mundësi që lojtari të largohet për më pak se 35 mln euro.

Gjithsesi, drejtuesit e Juventus po punojnë për të pasur gati disa alternativa. Përveç 23-vjeçarit Caldara, që do të kthehet nga huazimi tek Atalanta, bardhezinjtë po ndjekin edhe dyshen uruguaiane Gimenez-Godin të Atletico Madrid, ashtu si Toby Alderweireld të Tottenham dhe Matthijs De Ligt, talenti i Ajax, i cili kërkohet edhe nga Barcelona.

Related posts

Sirena kineze për Mandzukic, por Juventus dhe kroati vendosin

Q.Autor

NAPOLI HUMBET KREUN E SERIE A/ Ekipi i Contes zhgënjen ndaj Comos, autogol Rrahmani

F.autor

Nasser Al-Khelaifi do ta takojë Ronaldon/ Sheiku do të jetë prezent në takimin Spanja-Portugalia

Sadik.Autor

Leave a Comment