Futboll Sport

Mbyllet pjesa e parë, në “Elbasan Arena” mungojnë golat

Skënderbeu dhe Laçi do të përballen në “Elbasan Arena” pas pak minutash në finalen e shumëpritur të Kupës së Shqipërisë, e cila do t’i japë fund dhe kampionatit të sezonit 2017/18 në futbollin shqiptar.

Me skemën 4-3-3 do të luajnë të dy trajnerët, ndërsa Daja do të ketë më të mirët në fushë. Pasi i ka ruajtur gjatë javëve të fundit të kampionatit, ata pritet që të japin më të mirën në fushë. Ndërkohë që laçianët janë në formë të mirë, por edhe të lodhur, sepse deri në përfundim të kampionatit kanë luajtur mjaft fort për të siguruar një vend në Europë.

45+2′ Mbyllet pjesa e parë. Është mbyllur pjesa e parë e takimit final mes Skënderbeut dhe Laçit. Një 45 minutësh që dhuroi shumë emocione, por rastet për gol ishin me “pikatore”. Rastin më të mirë për të shënuar e kishte Skënderbeu, me James që u tregua i pasaktë në çastet e fundit.

45′ Akordohen 2 minuta shtesë

37’ Xhejms depërton bukur mes mbrojtjes së Laçit, por në fund goditja e tij përfundon jashtë.

24’ Protesta nga ana e korçarëve, për një faull në mesfushë, gjyqtari Hamiti ndëshkon me karton të verdhë Osmanin.

8’ Top i lartë në zonë nga goditja e dënimit, por Nimaga godet me kokë jashtë kuadratit.

2’ Menjëherë rast për Xhejmsin, por Selmani del dhe kontrrolon topin.

1’  Rast i rrezikshem ne porten e Laçit, Xhejms ndalohet me faull nga Fangaj.

1′ Nis takimi ne Elbasan Arena

Formacionet zyrtare:

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Osmani, Mici, Lilaj, Nimaga, Muzaka, Gavazaj, James, Sowe. Trajner: Ilir Daja

Laçi: Selmani, Fangaj, Qaqi, Gjoni, Sefgjinaj, Jonuzi, Lushkja, Eskerda, Nika, Reginaldo, Uzuni. Trajner: Gentian Mezani

Gjyqtarë: E.Hamiti, E.Barushi, D.Rexha, R.Çokaj

Related posts

LIVE/ Mbyllet ndeshja Leicester-Liverpool. Rezultati 0-4

Delo.autor

THUR ELOZHE PËR YLLIN E MANCHESTER UNITED/ Trajneri Giggs: Nuk mendoja se ishte kaq i fortë

Delo.autor

PAS NDËRHYRJES SË VAR/ Shpërthen “Tottenham Stadium”, shikoni çfarë bën Son (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment