Futboll La Liga Sport

Messi flet hapur/ Ja çfarë sakrifikon nga Barcelona për Kupën e Botës me kombëtaren

Kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi, ka thënë se do ta shkëmbente një titull të Barcelonës për një trofe me ekipin kombëtar, përpara Kupës së Botës në Rusi. Messi ka gëzuar një karrierë të ngarkuar me trofe te Barça, megjithatë, pesë herë fituesi i “Topit të Artë” është ende në kërkim të titullit të tij të parë të madh me Argjentinën.

30-vjeçari u përfshi në finalen e humbur të Botërorit të kaluar në Brazil, ndërsa Messi nuk mundi të parandalonte as humbjet e finaleve të tjera në “Copa America”, në vitin 2015 dhe 2016. Duke ardhur nga titulli në La Liga dhe “Copa del Rey”, çka e çoi në 32 numrin e tij të trofeve në “Camp Nou”, Messi është i dëshpëruar për të shijuar suksesin me të besuarit e Jorge Sampaolit.

“Do ta ndryshoja titullin e Barcelonës për një të tillë me skuadrën kombëtare, – tha Messi për kanalin televiziv argjentinas “El Trece”. – Fitimi i një titulli me Argjentinën do të ishte diçka unike”. Argjentina do të përballet me Islandën (16 qershor), Kroacinë (21 qershor) dhe Nigerinë (26 qershor) në Grupin D të Kupës së Botës, duke filluar nga muaji i ardhshëm”.

Dy herë kampionët botërorë, të cilët më së fundi e fituan kompeticionin madhor në vitin 1986, kuotohen jo pak në “Rusia 2018” falë magjisë së Messit. Dhe Messi pranoi se Argjentina është më poshtë se sa Brazili, Spanja dhe kampionët në fuqi, të Gjermanisë: “Kam besim të madh në këtë grup, jemi duke punuar shumë mirë, kemi lojtarë me shumë kapacitet dhe përvojë. Por ne nuk duhet të hedhim mesazhin se “do të jemi kampionë bote, sepse jemi më të mirët”. Në fakt, sepse realiteti nuk është kështu”.

Duke folur në lidhje me Grupin D, Messi shtoi: “Islanda ka një ekip, që e tregoi në kampionatin e fundit europian se është i vështirë për këdo. Kroacia ka një mesfushë, që luan shumë mirë, është me një stil si Spanja, por në nivel më poshtë. Nigeria gjithmonë na sfidon”.

Related posts

“SKUADRA ARRITI QËLLIMIN”/ Flet trajneri Sadedini pas barazimit: Përgëzoj çunat sepse besuan te goli…

Delo.autor

Juventus shpall listën e lojtarëve që do të nisen në SHBA. Ja ç’do bëjë Ronaldo…

Sadik.Autor

“KJO ËSHTË E PAPRANUESHME”/ Polemikat për penalltinë, në Spanjë i japin të drejtë Milan-it (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment