Futboll Seria A Sport

Milani e do, bomberi i Serie A i dërgon një mesazh!

Te Milani janë në kërkim të një makine golash. Ajo që i mungon “Djallit” janë rrjetat dhe drejtuesit e klubit pas arritjes së objektivit Liga e Evropës tani mendojnë për përforcimet e duhura. Sipas drejtorit sportiv të kuqezinjve Mirabelli ky është identikiti i lojtarit që kërkohet në sulm.

“Një futbollist i rëndësishëm-i rëndësishëm”, tha ai. Dhe tri janë alternativat; Ciro Immobile, Andrea Belotti dhe Radamel Falkao.

Sulmuesi i Lazio-s po kalon një formë shumë të mirë. Mjafton të përmendim faktin që ai ka shënuar 29 gola dhe me Mauro Icardi-n është golashënuesi më i mirë i kampionatit italian të futbollit. Ndërsa në Itali doli lajmi për interesimin e Djallit, pati edhe një reagim nga futbollisti në lidhje më të ardhmen e tij.

“Merkato? Për atë mendojnë agjentët e mi, unë për vete jam i qetë. Te Lazio ndihem mirë, është një klub që më ka dhënë shumë. Sigurisht që duke shënuar kaq shumë gola, ndonjë zë merkatoje do të dalë. Si fillim do t’i dedikohem kombëtares, pastaj pushimeve. Le të merren agjentët e mi me merkaton. Nuk ka nevojë të flas për Lazio-n, një klub që më ka dhënë shumë. Champions? U përpoqëm shumë dhe për të që bëmë e meritonim ne. Botërorin nuk do ta shikoj, të dhemb shumë. Familja dhe agjentët e mi e dinë çfarë kam hequr”, deklaroi golashënuesi i 29golave në Serie A

Related posts

LIVERPOOL-ATLETICO MADRID/ Pritet një sfidë e “luftuar” nga të dyja skuadrat (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

THELLOHET SKANDALI/ Zbulohen fjalët e Mourinhos drejtuar Pogbas . Ti nuk je…

Isa.Autor

Dejvi BREGU u bën thirrje “luftëtarëve”: Lutem që të fitoni, na bëni nder dhe ne

Isa.Autor

Leave a Comment