Futboll

Miqësore luksi për Kukësin edhe në ditën e shortit/ Zbulohet plani për Europën

Sezoni futbollsitik në Shqipëri mbaron të dielën me Kupën e Shqipërisë por të Kuëksi, pas pak më shumë se dy javësh fillon puna për sezonin e ri.

“Ekipi mblidhet në orën 10 të datës 11 qershor. Me 15 qershor nisemi drejt Sllovenisë ku do të kryejmë fazën përgatitore për pjesëmarrjen në Kupat e Europës”, tregon drejtori sportiv, Nderim Nexhipi.

Kuksianët do të mësojnë shortin me 19 qershor dhe në të njëjtën ditë, kanë planifikuar edhe miqësoren e parë me ekipin e Mariborit, më i njohuri në Slloveni, i cili në sezonin që sapo u mbyll, luajti në fazën në grupe të Ligës së Kampioneve.

“Pas tij po planifikojmë dy miqësore të tjera, jemi në bisedime me Dinamon e Zagrebit dhe me shumë mundësi një ekip rus. Pastaj të shohim shortin, në varësi të tij, planifikojmë një tjetër miqësore luksi për të cilën jemi në bisedime”, theksoi Nexhipi.

Related posts

E FUNDIT/ Covid-19 godet klubin e Flamurtarit. Rezultoi pozitiv pas tamponit, trajneri izolohet

Delo.autor

YLLI SANCHO TEK MANCHESTER UNITED/ Mediat angleze zbulojnë se çfarë të ndodhë në merkaton e verës

Delo.autor

SAMPDORIA-JUVENTUS/ Pas një pasimi perfekt nga Morata, talenti Chiesa zhbllokon sfidën për “Bardhezinjtë” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment