Futboll Sport

 Moviola, penallti e padhënë Lushnjës, një e paqenë kundër Flamurtarit

Java 32-të nuk i shpëton trendit të zakonshëm, me arbitrat që përfundojnë në bankën e të akuzuarve. Në 5 takimet e këtij raundi, kanë rënë në sy dy gabime trashanike, i pari në “Zeqir Ymeri”, në sfidën Kukësi – Lushnja 2-1, dhe i dyti në Vlorë, në takimin Flamurtari – Vllaznia 1-1. Indrit Myrtja është vënë nën akuzë nga “myzeqarët”, të cilët pretendojnë për një penallti të mohuar në pjesën e parë. Jo vetëm përsëritjet, por edhe pamja direkte tregon që portieri Stivi Frashëri ka ndërhyrë në mënyrë të gabuar ndaj sulmuesit Fatjon Sefa. Megjithatë, në mënyrë të çuditshme, kryesori Myrtja sheh një simulim të goleadorit, duke e ndëshkuar madje me karton të verdhë. Në fund, ky 11-metërsh i padhënë ndikoi në rezultatin final të sfidës.

Nga Kukësi në Vlorë, melodia është e njëjtë. Emirjon Sino sheh një penallti në ndërhyrjen e Kamara ndaj Çinarit në minutën e 57-të të takimit Flamurtari – Vllaznia. Një vendim tepër i dyshimtë, pasi mungon kontakti midis futbollsitëve. Megjithatë, gabimi i Erjon Vucajt nga pika e bardhë nuk rëndon shumë mbi rezultatin e kësaj sfide, pavarësisht se për gjyqtarin notat e kësaj sfide mund të jenë të ulëta.

Related posts

Ronaldo i jep ULTIMATUM Realit për të ardhmen. Ja kërkesa e ÇUDITSHME e portugezit

Sadik.Autor

PARA FINALES CHAMPIONS/ Cana përqafon dhe qesh me Pochettinon: Kur ishte 16 vjeç tek PSG-ja…

Delo.autor

SUPERKUPA E ITALISË/ Juventus niset me 5 mungesa “big”, Pirlo i detyruar me zgjedhjet tek lista “bardhezi”

Delo.autor

Leave a Comment