Futboll Seria A Sport

Napoli dhe Chelsea po përgatisin një shkëmbim surprizues

Me sezonin që po afron Napoli dhe Chelsea kanë të njëjtin problem: ato duhet që të gjejnë një trajner të ri për sezonin e ardhshëm. Të kaltrit janë në mëdyshje për të rinovuar me teknikun aktual Maurizio Sarri, kurse blutë e Londrës duket se janë ngopur me punën e Antonio Conte-s dhe po shikojnë për alternativa të reja.

Një emër që mund të marrë drejtimin është ish tekniku Barcelonës, Luis Enrique. Por nga Napoli vlen një lajm bombë. Sipas radios napolitane “Kiss Kiss”, klubi napolitan dhe ai londinez po mendojnë që të bëjnë një shkëmbim të madh. Kështu, presidenti i Chelsea-s, Roman Abramovich u ka kërkuar vartësve të tij që të punojnë dhe të sjellin në stol pikërisht Maurizio Sarri-n. Miliarderit rus i pëlqen puna e bërë nga italiani dhe risitë që ka sjellë në skuadër dhe e kërkon atë në ekip.

Nga ana tjetër, te Napoli po mendojnë që zëvendësuesi i duhur është pikërisht Antonio Conte. Ai e njeh mirë Serie A, u largua si fitimtar dhe me idetë e tij mund të ndërtojë një skaduar që më në fund do t’i japë titullin skuadrës.

Ideja për të kaluar në Premier League, i pëlqen së tepërmi Sarri-t dhe ai këtë gjë nuk e ka fshehur. Mjafton që të rikujtojmë deklaratat e bëra pasi u pyet për rinovimin. Vihet re bezdisja për dominimin Juventusit dhe mënyra se si Serie A ka shkuar.

“Shpresa e vetme është që në jetë, çdo gjë e ka një fund. Herët a vonë, dominimi do të përfundojë. Rreziku është që ne do të humbasim shumë tifozë, sepse ata mbështesin ekipe që kurrë nuk do të fitojnë dhe e dinë këtë shumë mirë. Nëse e varfërojmë të tërë sistemin, atëherë edhe të pasurit do të varfërohen gjithashtu”, tha Sarri, duke treguar kështu vlerësim për kampionatin anglez të futbollit. Një emër tjetër, që mund të marrë drejtimin e Napolit është edhe Rafa Benitez, i cili mund të rikthehet sërish në klub.

Related posts

VENDIMI I DISIPLINËS/ Dhuna vjen nga VIP-at, FSHF mbyll tribunën qendrore në Shkodër (VIDEO)

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ “Tokio 2020”, Olimpiadë me dyer të mbyllura për të mos shtyrë garat

Delo.autor

FUTBOLLI SHQIPTAR PO KALON NJË KRIZË/ 1.5 milionë euro “frymëmarrje” për klubet nga UEFA

Delo.autor

Leave a Comment