Futboll Sport

Në pritje të vettingut/ Abramovich ndryshon shtetësi

Pasi Mbretëria e Bashkuar i refuzoi rinovimin e vizës, pronari i Chelseat Roman Abramovich është rikthyer në Moskë, por shumë shpejt mund të bëhet me një shtet të ri.

 Gazeta izraelite “Hayom” shkruan se ai po ndërton një shtëpi gjigante në periferi të Tel Avivit. Autoritetet britanike e konsiderojnë Abramovichin si mik të presidentit Putin dhe për këtë arsye kanë vendosur që para se t’i rinovojnë vizën, t’i kërkojnë të justifikojë burimin e pasurisë së tij, me pak fjalë një vetting i vërtetë për njeriun që drejton klubin anglez prej vitit 2003, duke e kthye nga një skuadër modeste në një superfuqi të futbollit europian.

Zëdhënësi i Putn, Dimitri Peskov, tha se Presidenti rus nuk kishte dijeni për ndonjë kërkesë të Abramovich për nënshtetësi izraelite. “Kremlini nuk ka informacion. Ne nuk monitorojmë lëvizjet dhe vizitat e sipërmarrësve”, tha ai.

Abramovich është pronar i një hoteli në Tel Aviv që prej vitit 2015 dhe e frekuenton shpesh Izraelin. Babai i tij vinte nga një familje hebrenjsh të Lituanisë, të cilët si shumë të tjerë u dëtyruan nga Stalini të jetonin të internuar në zona pranë Arktikut dhe në Siberi.

Related posts

KRIJON SHUMË ARMIQ/ Dani Alves: Ky është turpi më i madh që kam parë

Isa.Autor

Frank Lampard: Conte është trajner fantastik, por Chelsea ka nevojë për ndryshime

Sadik.Autor

DËMTIME NË MBROJTJE/ Klopp: Ja çfarë duhet të ndodhi që të futemi në merkaton e janarit

Delo.autor

Leave a Comment