Futboll Premier League Sport

Nga e ardhmja tek objektivat, Antonio Conte i thotë të gjitha

Shumica e kampionateve të njohura Evropiane janë futur në ethet e fundit të sezonit.

Në Premier League luhet java e fundit këtë fundjavë dhe me fatet e titullit dhe vendit të dytë që është përcaktuar, temë e nxehtë është ajo e zonës që të dërgon në Champions League, kompeticion që pretendohet nga 3 skuadra, por njëra i duhet të mbetet jashtë.

Momentalisht janë kampionët në fuqi të Chelsea ata që rrëzikojnë të mbeten jashtë kompeticionit më të rëndësishëm për klube dhe mosarritja e këtij objektivi do të ishte një “dramë” në kampin e “bluve”. Kualifikimi në Champions League është i lidhur ngusht me të ardhmen e trajnerit të tyre, Antonio Conte, me teknikun italian që në konferencën për shtyp ka theksuar se nuk është i interesuar aspak për të ardhmen e tij, por për objektivin e klubit.

Unë jam shumë i fokusuar në të tashmen, për të bërë punën në mënyrën më të mirë për lojtarët dhe tifozët. Puna jonë nuk është e thjeshtë, nuk është e lehtë, por unë jam tërësisht i fokusuar në të tashmen.

“Situata nuk është në duart tona. Liverpooli duhet të fitojë ndeshjen e fundit kundër Brighton dhe është e njëjtë për Tottenhamin. Ata kanë dy ndeshje në shtëpi. E vetmja mënyrë për t’i vënë në presion është kjo, të marrim tre pikë në çdo lojë. Në muajin e fundit e bëmë këtë. Ne kemi fituar katër ndeshje rrjesht, përballë Southampton, Burnley dhe Sëansea, dhe një ndeshje në shtëpi kundër Liverpulit. Ne po bëjmë punën tonë në mënyrën më të mirë për të ushtruar presion ndaj Tottenham dhe Liverpool“,-tha Conte.

Trajneri 48 vjeçar analizoi dhe sezonin aktual tek Chelsea ku theksoi se është e vështirë të qëndrojsh në krye të klasifikimit dhe se kundërshtarët motivohen përballë kampionëve në fuqi.

Është e sigurt që të gjithë nga fillimi i sezonit do të ishin në këtë situatë në fund të sezonit, duke luftuar për një vend në katër të parat. Unë mendoj se sot është më shumë për të qenë i fokusuar si një ekip, si një klub, dhe duke u përpjekur për të fituar dy ndeshjet e fundit dhe të jetë i sigurt në pozicionet më të larta sepse është në duart tona. Sezoni i kaluar në “Ëhite Hart Lane” kemi luajtur 19 ndeshje në Premier Ligë dhe kemi fituar 17 herë. Nëse i analizoni të gjitha në kontekst, mendoj se është një sezon i mahnitshëm. Por unë e kuptoj se njerëzit duan më shumë, ne duam më shumë, jemi ambiciozë, për mua është si një maratonë, për të krijuar një ekip të aftë për të fituar, për të ndërtuar një mentalitet fitues është si një maratonë”.- përfundoi Antonio Conte.

Momentalisht Chelsea mban vendin e 5-të me 69 pikë, dy pikë më pak se Tottenham dhe tre më pak se Liverpool-i.

Related posts

“EL CLASSICO”/ Valverde: Ja detyra jonë. E dimë që Reali…

F.autor

Dëmtohet Valon Behrami/ 3 javë larg fushave

Sadik.Autor

ZBULON PRAPASKENËN E BUJSHME/ Xhaxhai i yllit Griezmann: Pas fitores së Botërorit…

Delo.autor

Leave a Comment