Futboll Seria A Sport

Nis “Era Ancelotti” tek Napoli, Vidal zbarkon në Itali dhe “firmos”

Carlo Ancelotti nuk ka pritur aspak për t’u njohur me ambjentin në klubin e Napolit. “Don Carlo” ka nisur menjëherë nga ndërtimi i skuadrës së sezonit të ardhshëm dhe sipas hulumtimeve të mediave italiane, Arturo Vidal do të jetë goditja e parë e “Erës Ancelotti” tek Napoli.

Një ide që është përforcuar më shumë nga një foto e postuar nga vetë mesfushori i Bayern Munich. Në foton e shpërndarë në rrjetin social “Instagram” kiliani shfaqet në praninë e të afërmve të tij, ndërkohë që shkruan:

 “Duke shkuar në shtëpi me bandën! Gjithmonë është mirë të kthehesh në Itali.”

Vidal ka një kontratë që e mban në “Allianz Arena” deri në qershor 2019, por “Kicker” raporton se Bayern Munich do ta lë të lirë të vendos për të ardhmen e tij.

Arturo Vidal u aktivizua për 4 sezone me Juventus-in përpara se ai t’i bashkohej Bayern Munich në verën e vitit 2015 për shumën e 37.5 milionë euro.

Related posts

E PAPRITUR/ NEYMAR marrëveshje sekrete me REALIN? Vjen përgjigja e PSG

Isa.Autor

EMOCIONI PREK KULMIN/ Komentatori i DASHUR për SHQIPTARËT QAN gjatë duelit dramatik (VIDEO)

Isa.Autor

Man United – WBA, formacionet zyrtare

Sadik.Autor

Leave a Comment