Futboll Seria A Sport

Një vend në Europë, sa shumë skenare në Seria A

Dy javë, 6 pikë në dispozicion: nuk ka më kohë për të gabuar. Seria A 2017-’18 po hyn në fazën vendimtare, atë të verdikteve. Titulli është thuajse “bardhezi”, por janë ende hapur dy çështjet e lidhura me pjesëmarrjen në turnetë europianë: mbeten në fakt hapur diskutimet Champions dhe Europa Liga.

CHAMPIONS: ROMA-LACIO-INTER

Roma dhe Juventusi do përballeshin me një fund ideal të sezonit nëse të dielën (sfidojnë njëra-tjetrën), vërshëllima e trefishtë në stadiumin “Olimpico” do të dëgjohej me shifrat në barazim. Kështu “Zonja e Vjetër” do merrte sigurinë matematikore për titullin, ndërsa skuadra kryeqytetase kualifikimin në Ligën e Kampioneve. Formacioni i Di Françeskos është në pozicion më të favorshëm sesa Lazio dhe Inter: në krahasim me rivalët për një vend në “Europën e madhe”, verdhekuqtë synojnë për vetëm 1 pikë në dy ndeshjet e mbetura.

Nëse nuk marrin barazimin ndaj Juves, do e kërkojnë në 20 maj, kundër Sasuolos në transfertën e “Mappei Stadium”. E ndryshme është situata për Interin, që fitoi dy pikë në terrenin ndaj skuadrës së Simone Inzagit pas fitores së kësaj fundjave (teksa bardhekaltrit nuk shkuan përtej një barazimi 2-2 ndaj Torinos), duke u rikthyer me forcë në garën për Ligën e Kampionëve. Në kuotën e 74 pikëve, Roma është me një këmbë në Champions. Interit i duhen patjetër dy fitore: të shtunën në kundër Sasuolos dhe në javën e fundit (më 20 maj) ndaj Lacios, që konsiderohet edhe si sfida vendimtare për të përcaktuar se kujt do t’i takojnë “biletat” për Champions-in. Në rast të një skenari ku Interi dhe Lacio do kishin kuotë të njëjtë pikësh, vendimtare do jetë diferenca e përgjithshme e golave, që aktualisht është në favor të skuadrës kryeqytetase (me 5 gola më shumë se milanezët).

E.LIGË: ATALANTA-MILAN-FIORENTINA –

Nëse për titullin janë ende dy matematikisht në luftë (megjithëse Napoli do i duhej mrekullia, me 6 pikë për të rikuperuar në dy javë…) dhe tre për Champions-in, bëhen katër skuadrat që 180′ nga fundi i Serisë A kanë ende si objektiv kualifikimin për Ligën e Kampionëve të sezonit të ardhshëm. Dy janë përballjet direkte mes Milanit, Atalantës e Fiorentinës që mund të bëjnë ndryshimin. Për më shumë, finalja e Kupës së Italisë ka mundësi të ndryshojë gjithç- ka lidhur me pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë në grupe apo në fazën paraeliminatore: Juventus-Milan, që luhet nesër në “Olimpico”, është thelbësore për sa i përket garës për Ligën e EUropës. Me kuqezinjtë në vendin e tetë, por fitues të Kupës, do “hiqte” shkallën e shtatë të klasifikimit, me të gjashtën që do detyrohej të luante turnin paraeliminator, por kujdes nga kombinimet.

Në grupe shkojnë direkt, në fakt, dy skuadra: e pesta dhe fituesja e Kupës. Këtu skenari merr një “degëzim”: në rast se Juvja fiton titullin, e pesta do kalonte menjëherë në fazën e grupeve; ndërsa me Milanin fitues të Kupës dhe të shtatit në renditjen finale, do mbetej e gjashta që do kalonte në turnin paraeliminator të Ligës së Europës. Për përballjet direkte: Atalanta e Fiorentina janë në barazi totale (1-1 në të dyja fazat), ndërsa për diferencën e rrjetave – duke ndjekur kriteret – në avantazh është Atalanta me +19, më pas Fiorentina (+13) dhe Milani (+10).

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Lojtari i Kombëtares ndryshon skuadër, transferohet në kampionatin sllovak

Delo.autor

KËRKIM NDËRKOMBËTAR PËR ARMAND DUKËN/ Bashkia Tiranë: 20 vite korrupsion dhe shkelje në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ “Djajtë e Kuq” bashkohen me Manchester Cityn, deklaratë e përbashkët e rivalëve

Delo.autor

Leave a Comment