Futboll Sport

Nuk e lidh asgjë me Gjermaninë, por ja çfarë thotë Figo për ekipin e Löw

Legjenda e Portugalisë, Luis Figo e ka cilësuar Gjermaninë si një nga kundërshtarët më të vështirë për çdo ekip në Kupën e Botës të FIFA këtë verë, ndërsa gjithashtu përshëndeti promovimin e lojtarëve të rinj që bëhen pjesë e kombëtares gjermane.

“Përsëri ata kanë një ekip shumë të balancuar dhe Joachim Löw, tashmë është një trajner legjendë i Kupës së Botës i cili për mua, mbetet jashtëzakonisht i fokusuar”, tha ish-ylli i Real Madrid dhe i Barcelonës, Figo për revistën gjermane sportive “Kicker”. Performanca në miqësoret e fundit nuk ka qenë nga më të mirat dhe ekipi është dobësuar në krahasim me vitin 2014, megjithatë Figo nuk mendon kështu. “Pra, ata janë një nga favoritët kryesorë për titullin e Kupës së Botës”, vazhdoi portugezi.

Gjermania e fillon fushatën e Kampionatit Botëror kundër Meksikës më 17 qershor përpara se të ballafaqohet me Suedinë më 23 qershor dhe Korenë e Jugut më 27 qershor, për të përfunduar fazat e grupeve. Figo, i cili bëri 127 paraqitje ndërkombëtare për Portugalinë dhe luajti në dy Kupat e Botës, ka thënë gjithashtu se ai ka një respekt të madh për mënyrën se si Gjermania vazhdon të prodhojë talente të jashtëzakonshme të futbollit. “E gjej këtë ndërhyrje të vazhdueshme të ekipit gjerman me të vërtetë interesante. Talentet e reja po vijnë gjithmonë në atë që është një skuadër e madhe dhe do të jetë përsëri shumë e vështirë për të konkurruar kundër këtij ekipi”, deklaroi Figo.

Related posts

NDALOHEN DUSHET DHE FESTIMET/ Mjekja e FSHF: Si do të ndryshojë futbolli shqiptar

Delo.autor

NATIONS LEAGUE/ Super aksion nga Franca, mesfushori Kante zhbllokon rezultatin (VIDEO)

Delo.autor

BRESCIA-JUVENTUS/ Dybala “i vodhi” goditjen e dënimit, Pjanic realizon fluturimthi (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment