Futboll Seria A Sport

Parma shkruan historinë dhe rikthehet në Serie A!

Parma është rikthehet në Serie A tre vite pasi falimentoi, teksa Frosinone nuk arriti të fitonte ndeshjen ndaj Foggia.

Java e fundit e sezonit të rregullt ishte shumë emocionuese, me Empolin që kishte siguruar ngjitjen në Serie A, ndërsa për vendin tjetër kishte tre kandidatë: Frosinone me 71 pikë, Parma me 69 dhe Palermo me 68.

Dukej sikur Frosinone do të zinte vendin e dytë deri në minutën e 98’, kur Foggia barazoi në mënyrë të pabesueshme. Ndërkohë që Parma fitoi ndeshjen e saj pa shumë vështirësi.

Parma është bërë skuadra e parë e historisë që promovohet tre vite radhazi.

Klubi ka qenë i famshëm në vitet 90’, duke fituar edhe Kupën UEFA falë yjeve si Veron, Crespo apo Cannavaro.

Related posts

PANDEMIA DETYRON FUTBOLLIN TË RISHIKOJË PLANET/ Xavi dhe avantazhi i “Katar 2022”: Do të jetë historik

Delo.autor

CHELSEA-MANCHESTER CITY/ “Carabao Cup”: Skuadrat kërkojnë trofeun e parë për këtë sezon (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

FITOI SUPERKUPËN/ Guardiola “kërcënon” rivalët: Jemi në të njëjtin nivel si…

Isa.Autor

Leave a Comment