Futboll Sport

Pjesa e parë/ Teuta i ngrin buzëqeshjen Partizanit, spektakël në ”Selman Stërmasi”

Partizani dhe Teuta e kanë mbyllur në barazimin 1-1 pjesën e parë të takimit. Vendasit dhe miqtë dhuruan një pjesë të parë mjaft emocionuese, pasi patën raste të shumta në portat kundërshtare, por dhe u shënuan dy gola. Kapiteni Batha shënoi fillimisht me penallti, ndërsa më pas ishte Çyrbja që barazoi rezultatin.

Pjesa e parë – Partizani u fut më me vrull në fushën e lojës. Të kuqtë kishin më shumë iniciativë në minutat e para. Ndeshja nuk prodhoi shumë dhe nuk pati shumë emocione në fillim, ndoshta dhe për shkak të mungesës së tifozerisë. Me kalimin e minutave, vendasit u panë më afër portës së portierit Moçka. Episodi që vendosi pjesën  e parë ishte penalltia e shkaktuar nga Alhasan. Bardhi rrëzohet brenda zonës dhe gjyqtari Xhaja nuk heziton të tregojë pikën e penalltisë. Kapiteni Batha mori përsipër ekzekutimin e kësaj penalltie dhe e përcolli në rrjetë duke dërguar Moçkën në krahun tjetër. Pas golit, miqtë reagojnë. Kanë disa mundësi të mira me Latif dhe Hrkac, por nuk arrijnë të barazojnë shifrat. Duhet të vinte minuta e 42-të që mesfushori me tipare të avancuara Çyrbja të përshëndeste rrjetën e Hoxhës. Lojtari konkretizoi me gol, aksionin e Teutës.

Pjesa e dytë ndërmjet dy ekipeve pritet të jetë dhe më e tensionuar, pasi vendasit dhe miqtë do të tentojnë fitoren, pasi barazimi nuk ka vlerë për asnjërin prej të dy ekipeve.

Kategoria Superiore
Partizani – Teuta 1-1
E shtunë, 5 maj 2018, ora 19:00, stadiumi “Selman Stërmasi”, Tiranë

Shënues: Batha 16’ (pen) / Çyrbja 42’

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Gojkovic, Trashi, Asani, Batha, Telushi, Bardhi, Abdurrahimi, Progni. (Në dispozicion: Xhika, Kalari, Çulum, Kotobelli, Mala, Sulejmani, Fejzullahi). Trajner: Klevis Dalipi.
Teuta: Moçka, Gjeorgjevski, Shkalla, Bilali, Hakaj, Çyrbja, Hila, Hrkaç, Alhasan, Kruja,  Latif. (Në dispozicion: Kastrati, Bilali, Peqini, Lajthia, Dediç, Vila, Beqja).  Trajneri: Gentian Begeja.
Gjyqtarë: Juxhin Xhaja, Rejdi Avdo, Emigres Ganxhi
I katërt: Ardian Beqiri
Karton i verdhë: Gjeorgjevski 30’
Delegat: Besnik Çela
Vëzhgues: Pajtim Aliko

Related posts

A ishte ky gjest i Jamesit për Zidanin pas supergolit që shënoi?

Q.Autor

NGA USHQIMET E PËRZGJEDHURA TEK GJUMI/ Ja disa kuriozitete nga jeta e Ronaldos (FOTO)

Delo.autor

NAPOLI NUK TËRHIQET NGA TITULLI/ Presidenti De Laurentiis zbulon të ardhmen e skuadrës

Delo.autor

Leave a Comment