Futboll Sport

Plani i Superiores, ja si përfundon sezoni futbollistik

Kanë mbetur edhe dhjetë ditë për t’u mbyllur Kategoria Superiore. Në fundjavë dhe në mesjavë do të luhen dy javët e fundit të kampionatit, teksa paraprakisht mendohet të zhvillohen të shtunën dhe të mërkurën. Mbeten vetëm të zyrtarizohen, ndërkohë që dilemat më të mëdha lidhen me skuadrën që do shoqërojë Lushnjën në Kategorinë e Parë, si dhe kush do të marrë pjesë në kupat e Evropës.

Për të lënë Superioren Vllaznia është ekipi më i rrezikuar, pasi ka pesë pikë më pak se Kamza dhe Teuta. Në dy javë të rikuperosh kaq pikë duhet një mrekulli. Gjithsesi mbeten për t’u parë edhe dy takimet e fundit me Kukësin dhe Skënderbeun. Durrsakët me shumë gjasa i kanë mbyllu llogaritë, pasi presin Lushnjën në shtëpi dhe me tre pikët matematikisht qëndrojnë në elitë edhe për sezonin e ardhshëm. Ndryshe situata për Kamzën, që e ka vetë në dorë gjithçka, mjafton të mundë Laçin në shtypi këtë fundjavë.

Bardhezinjtë nga ana tjetër duan vendin e katërt për të siguruar pjesëmarrjen në Kupat e Evropës dhe kjo arrihet nëse marrin pikët e plota, ndryshe duhet të gabojë edhe Partizani, që luan me Flamurtarin në fushë asnjanëse dhe kundër Kamzës. Kukësi i ka mbyllur llogaritë me vendin e dytë dhe kampionatin e mbyll me një takim kundër vlonjatëve në shtëpi. Më parë shkon në Shkodër për t’u ndeshur me Vllazninë. Luftëtari-Skënderbeu është një takim interesant këtë javë, ndërkohë që gjirokastritët kampionatin e mbyllin në Lushnjë. Për korçarët ndeshja e fundit është e Vllazninë në shtëpi.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 35
E SHTUNË, MË 19 MAJ 2018, ORA 17:00
Kamza – Laçi
Luftëtari-Skënderbeu
Vllaznia-Kukësi
Flamurtari-Partizani
Teuta-Lushnja

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 36
E MËRKURË, MË 23 MAJ 2018, ORA 17:00
Skënderbeu-Vllaznia
Partizani-Kamza
Laçi-Teuta
Lushnja-Luftëtari
Kukësi-Flamurtari

RENDITJA: Skënderbeu 72 pikë, Kukësi 62 pikë, Luftëtari 53 pikë, Laçi 50 pikë, Partizani 50 pikë, Flamurtari 45pikë, Kamza 43 pikë, Teuta 43 pikë, Vllaznia 38 pikë, Lushnja 11 pikë

Related posts

NGA PYLLI NË FUSHË/ Talenti Haland tregon jetën e tij si… fermer (FOTO)

Delo.autor

Hamsik i jep zemër Napolit: Ronaldo te Juventusi? Një i vetëm nuk fiton dot…

Isa.Autor

Mancini publikon listën, ja risitë e Italisë për tre miqësoret

Sadik.Autor

Leave a Comment