Futboll Premier League Sport

PREMIER LEAGUE/ Arsenal befason të gjithë, zbulohet trajneri i ri

Unai Emery do të jetë trajneri i ri i Arsenal. Ky është lajmi i dhënë nga David Ornstein, gazetari i BBC.

Në profilin e tij në Tëitter, ai ka shkruar: “Arsenal do të zgjedhë Unai Emery si trajnerin e ri. Spanjolli është përzgjedhur pas një analize të detajuar të bërë nga klubi”.

Emery do të largohet nga PSG pas 1 titulli të fituar në Ligue 1 dhe katër kupave kombëtare. Më përpara, ai ka fituar 3 Europa League me Sevilla.

“Zyrtarizimi dhe konferenca për shtyp pritet të vijë javën e ardhshme”, ka shkruar Ornstein.

Related posts

I nënvlerësuar, “oktapod”, “alien”/ Ja SUPER goditjet më të mira të Marottës tek Juventusi

Isa.Autor

SFIDA NDAJ PARTIZANIT/ Mungon vetëm Zguro, ja formacioni i mundshëm tek “krutanët”…

Delo.autor

Kombëtarja e tij e la jashtë/ Spalletti bën çmos ta marrë tek Interi mesfushorin

Sadik.Autor

Leave a Comment