Futboll Premier League Sport

PREMIER LEAGUE/ Klubi vendos mos t’i rinovojë kontratën, Moyes largohet nga West Ham

David Moyes është larguar nga West Ham pasi klubi vendosi të mos i rinovojë kontratën. Ish-trajneri i Everton dhe Manchester United është emëruar në vend të Slaven Bilic gjatë nëntorit duke nënshkruar një kontratë gjashtëmujore dhe i udhëhoqi drejt vendit të 13-të në renditjen e Premier League, duke i shpëtuar nga rënia e kategorisë.

Pronarët e West Ham ishin shprehur se ai kishte bërë mjaftueshëm për të merituar një rinovim dyvjeçar por skocezi është informuar të mërkurën se kontrata e tij nuk do të rinovohej.

Lajmi erdhi pasi Sam Allerdyce, një ish-trajner i West Ham, gjithashtu është shkarkuar nga Everotn.

West Ham është shprehur se shpreson të emërojë një trajner të kalibrit të lartë brenda 10 ditëve dhe ka treguar interes për trajnerin e Shakhtar Donetsk Paulo Fonseca dhe Rafael Benitez.

Emra të tjerë janë Sean Dyche i Burnley, David Wagner i Huddersfield dhe Marco Silva, ish-trajneri i Watford.

Related posts

Çfarë po ndodh me skuadrat shqiptare? Një tjetër drejtues jep DORËHEQJEN

Isa.Autor

Tërhiqet braziliani: Karriera shkëlqyer u njollos nga 7 golat e Gjermanisë

Sadik.Autor

SFIDA KUALIFIKUESE TË “EURO 2020″/ Veseli optimist: Do të përqëndrohemi ndeshje pas ndeshje, qëllimi…

Delo.autor

Leave a Comment