Futboll Premier League Sport

PREMIER LEAGUE/ Lojtarët e Liverpool “thumbojnë” Harry Kane

Mbrojtësi i Liverpool Dejan lovren ka thumbuar sulmuesin e Tottenham Harry Kane duke e quajtur “Mr. Touch” (Z. Prekja) në përgjigje të postimit të Salah në Instagram.

Salah ka ngarkuar një foto të tijën në fushat e stërvitjes së Liverpool bashk me shokët e ekipit duke shfaqur çmimin e tij të Lojtarit të Vitit të hënën.

Egjiptiani ka shkruar: “Shumë me fat që kam fituar një tjetër çmim në sezonin e parë me këta shokë të mrekullueshëm! Dejan Lovren po ti a votove për mua?”

Qendërmbrojtësi tregoi anën e tij qesharake duke iu përgjigjur: Salah, vota ime ka shkuar për Mr. Touch. Bëj shaka, ti e di përgjigjen,” të ndjekur nga një emoji puthjeje.

Kane është kritikuar nga mediat sociale pasi pretendoi se kishte prekur topin në golin e Spurs ndaj Stoke më 7 prill. Në fillim ai gol iu dha Eriksen.

Por pas apelit të klubit, goli i kaloi sulmuesit anglez.

Related posts

13 HERË KAMPIONËT E EUROPËS/ Reali publikon listën e lojtarëve për Champions, mungon një emër i madh

Delo.autor

Vështirsohet objektivi Champions, Interi i varur nga dyshja Icardi-Perisic

Sadik.Autor

EFEKTI DOMINO I MERKATOS/ Largimi i Mbappe nga PSG trazon tregun e sulmuesve në Evropë

F.autor

Leave a Comment