Futboll Premier League Sport

PREMIER LEAGUE/ Mohamed Salah: Një moment i veçantë për mua

Mohamed Salah ka thënë se fitorja e Këpucës së Artë në sezonin e parë te Liverpool ka qenë një moment tepër i veçantë për të.

I ka shënuar 32 gola në sezonin e tij fantastik teksa Liverpool ka shkatërruar Brighton 4-0 në Anfield të dielën për të siguruar kualifikimin në Champions League.

Egjiptiani ka shënuar dy gola më shumë se Harry Kane i Tottenham, i cili e kishte fituar Këpucën në dy sezonet e fundit.

“Është një ditë shumë e veçantë për mua,” shprehet Salah për Sky Sport.

“Synimi im është të ndihmoj ekipin të fitojë ndeshje, tani jemi në finalen e Champions League dhe kam fituar çmimin, kështu që jam shumë krenar.

“Po mundohem të përmirësohem çdo vit kështu që jam i lumtur. Është e veçantë të thyej rekordin këtu në Angli.”

Related posts

BARCELONA-ALAVES/ Pas një asist nga Moriba, Trincao zhbllokon sfidën për “Katalanasit” (VIDEO)

Delo.autor

“NËSE INTER HUMBET KAMPIONATIN DO TË ISHTE NJË DËSHTIM”/ Cassano: Ja me cilën skuadër më ngjasojnë “zikaltërit”

Delo.autor

PAS FITORES NDAJ BJELLORUSISË/ Ja momenti kur presidenti Duka feston bashkë me lojtarët e Kombëtares (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment