Futboll Sport

Punimet për ndërtimin e “Arenës Kombëtare” në fazën finale, ja si duket stadiumi i ri (VIDEO)

Punimet për ndërtimin e stadiumit të ri “Arena Kombëtare” janë duke ecur me ritme të kënaqshme dhe pritet që të jetë gati në afatin e caktuar.

Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar pamjet e fundit nga punimet e stadiumit të ri që po ndërtohet në kryeqyet ku dallohet se shkallët po marrin formën e duhur dhe në periudhën e verës të jenë të përfunduara.

“Arena Kombëtare’’ do të jetë impanti i ri që do të presë sfidat e kombëtares shqiptare pas dy stadimeve të tjera “Elbasan Arenës” dhe “Loro Boriçit”.

“Arena Kombëtare” është një nga kandidaturat zyrtare të UEFA-s për zhvillimin e finales së Superkupës së Europës 2020, ndërsa do të shërbejë jo vetëm për ndeshjet e skuadrës tonë Kombëtare, por edhe si një qendër multifunksionale për qytetarët, shërbime dhe argëtim gjatë gjithë ditëve të javës.

Kapaciteti i këtij impanti do të jetë  22 mijë vende.

Related posts

“Lojtarë kriminelë që kanë trukuar ndeshje”, këshilltari shkodran shpërthen në akuza ndaj Vllaznisë

Sadik.Autor

Real Madrid ofron Varanin në marrëveshje për yllin e Chelseat

Q.Autor

E PABESUESHME/ Milan PËRMBYS Parmën dhe “KAP” Championsin (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment