Champions League Futboll Sport

Ramos: Ne jemi skuadra më e mirë e Real Madridit

Kapiteni i Los Blancos mendon se skuadra e Zinedine Zidane është më e mira që ka pasur Madridi që nga viti 2005

Kapiteni i Real Madridit beson se skuadra e tij finaliste në Ligën e Kampionëve është njëra prej më të mirave në histori të Real Madridit.

Gjigantët e La Ligas do të takohen me Liverpoolin të shtunën në një finale në Kiev, për herë të tretë nën drejtimin e trajnerit francez.

“Është privilegj dhe nder që ne do të luajmë përsëri në një tjetër finale dhe mundësitë për ta fituar i kemi këtë trofe shumë të rëndësishëm për ne”, ka thënë ai për media.

“Duket se neve na është dhuruar si dhuratë një tjetër finale por e vërteta është se ishte shumë e vështirë për ne të arrimë këtu. Ne i bëmë skuadrat e vështira të lehta dhe arritëm në finale të Ligës së Kampionëve për çdo vit, që tri vite. Është shumë e vështirë të mendohet se këtë e ka bërë një skuadër e zakonshme sepse ne jemi skuadra më e mirë e Madridit. Kam kaluar shumë vite në Real Madrid dhe ka shumë pak sezone që nuk jemi në këtë fazë në Europë”, ka thënë kapiteni.

“Është po ashtu e rëndësishme që ne të kemi këtë stabilitet në klub. Kur erdha unë, kishte shumë ndryshime të trajnerëve dhe presidentëve. Zhveshtorja ishte e ndarë dhe kurrë nuk ishin gjërat në rregull. Tani kemi një atmosferë tepër të mirë, ne jemi të gjithë bashkë dhe ky është çelësi i suksesit të kësaj skuadre. Te ne askush nuk ka ego personale”, ka përfunduar kapiteni i Real Madridit.

Related posts

NË ITALI E BËJNË TË SIGURT/ Rivalët e Serisë A tejkalojnë Interin në garën për Dibalën

F.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Watford-Arsenal, nis pjesa e dytë. Rezultati 0-2

Delo.autor

MAGJIA DHE KLASI I NJËJTË/ Ronaldinho s’njeh moshë, çmend rrjetin me asistin për gol (VIDEO)

F.autor

Leave a Comment