Futboll La Liga Sport

Real Madrid projekton merkaton e verës, ja emrat e “nxehtë” në orbitën e “galaktikëve”

Merkatoja e kësaj vere do të jetë e ndezur në futboll. Nëse verën e kaluar patëm rekordin historik botëror të transferimeve në këtë sport, 222 milionë euro të paguara nga PSG te Barcelona për të marrë Neymar, nuk është çudi që ylli brazilian të jetë “kryefjalë” edhe kësaj here. Kuptohet, në qendër të merkatos është përherë Real madridi, klubi që ka marrë “galaktikët” më të çmuar në botë, sepse këtë ia garantojnë financat, por edhe “aureola” që ka në mbarë globin. Spanjollja “AS” ka zbuluar sot emrat e 7 “galaktikëve” të rinj, që janë në orbitën e presidentit Florentino Perez.

Harry Kane
Shënuesi më i mirë i vitit 2017 (me 56 gola), do të ishte një nga përforcimet e preferuara të tifozëve madrilenë, gjithashtu mjaft i pëlqyer nga drejtuesit e “Los Blancos”.

Mbappé
Florentino Pérez arriti të takohej me familjen e tij në Paris, për të negociuar nënshkrimin, por në fund ishte PSG, që e nxori jashtë loje. Tani për të nënshkruar me të duket një mision i pamundur, sidomos kur kanë të bëjnë me një klub plot muskuj ekonomikë, si PSG.

Icardi
Performanca e ulët e Benzema ka gjeneruar në Madrid nevojën për të nënshkruar me një sulmues. Icardi ka qenë emri më i fortë, ndonëse burimet e Real Madridit thonë se thashethemet janë rezultat i interesit të agjentit të tij për të arritur një përmirësim kontrate me Interin.

Lewandowski
Polaku është një dëshirë e madhe dhe e kahershme e Real Madridit. Klubi i bardhë donte të nënshkruante më të dy herë, në vitin 2013 dhe 2016.

Neymar
Është objekti kryesor i dëshirave të Florentino Pérez. Nga ana e tij, Neymar dëshiron të luajë te Real Madridi. Kontrata e tij përfshin një klauzolë, që e liron për shumën e 222 milionë eurove, sa u ble nga PSG verën e kaluar, për të nënshkruar me “Los Blancos”.

Mohamed Salah
Lojtari i Liverpulit ka sot 44 gola në 51 ndeshje zyrtare me ekipin e Jürgen Klopp dhe kjo vijësjellje prej goleadori duket se nuk do të ndalet edhe pasi fitoi “Këpucën e Artë: në Premier League. Ai ka hyrë në orbitën e Real Madridit.

Hazard
Babai i ndërkombëtarit belg është gati të nisë negociatat, nëse Real Madridi troket në derë. Djali i tij është duke biseduar edhe për një rinovim stratosferik financiar me Chelsea. Fakti është se këtë lojtar, Zinedine Zidane ia ka vendosur si objektivin kryesor presidentit Perez në merkato. Pra, operacioni mbetet i hapur.

Related posts

Babai i yllit të Uruguait zbulon të ardhmen e djalit të tij

Isa.Autor

MANCHESTER CITY SHET 10 % TË AKSIONEVE TEK AMERIKANËT/ Flet presidenti Mubarak: Guardiola nuk largohet …

Delo.autor

TELASHTE TEK MANCHESTER CITY/ Mesfushori belg: Po masakrohemi duke luajtur kaq shpesh

Delo.autor

Leave a Comment