Futboll Sport

Real mposht të Kuqtë, festë e madhe në qytetin e Liverpool (VIDEO)

Pas finales së madhe të Champions League mes Real Madrid dhe Liverpool, nuk ishin vetëm mbështetësit e Los Blancos ata që festuan si të çmendur për triumfin e tretë radhazi.

Përveç tyre, siç do ta shihni në videon më poshtë, kanë festuar edhe tifozët e Everton, ekipi rival i Liverpool.

Kjo tregon edhe njëherë rivalitetin e madh mes dy skuadrave angleze. Tifozët kërcenin dhe këndonin humbjen e Liverpool në finale megjithëse janë nga i njëjti qytet.

Liverpool u mposht 3-1 nga golat e Bale dhe Benzema, teksa Mo Salah duhet të dilte nga fusha i dëmtuar në pjesën e parë.

Related posts

KRIM MAKABËR/ Boksieri dhunon për vdekje të dashurën 5 muajshe shtatzënë (FOTO)

Delo.autor

“FLUTURON” NË BRAZIL PËR PËRFORCIME/ Leonardo mbyll marrëveshjen me talentin e Portos…

Delo.autor

MESFUSHORI ZIKALTËR/ “RONALDO ka nevojë për ekipin, MESSI i fiton i vetëm ndeshjet”

Isa.Autor

Leave a Comment