Futboll Seria A Sport

Roma-Juventus, formacionet e mundshme. Higuain starton si titullar

Romës, pas fitores së marrë në transfertën me Cagliari, i duhet të paktën një pikë, për të pasur sigurinë matematikore të kualifikimit për në Ligën e Kampionëve të sezonit të ardhshëm. Një pikë që do të ishte e mjaftueshme edhe për Juventusin, i cili do të hipotekonte titullin e kampionit të Italisë.

Sa u përket formacioneve të pritshme, trajneri Di Francesco gjen Florenzi, por nuk mund të riaftësohet Manolas. Pranë Fazio do të jetë Juan Jezus. Në mesfushë, Strootman kthehet me Pellegrini, ndërsa tridenti përpara duhet të formohet nga Under, Dzeko dhe El Shaarawy. Gjithmonë i palëvizshëm është Perotti.

Te Juventusi, sigurisht mbetet jashtë Chiellini, i lënduar, përveç Cuadrados së pezulluar. Mbrojtës i djathtë duhet të jetë Lichtsteiner. Krahasuar me formacionin startues të finales së Kupës së Italisë, Rugani dhe Alex Sandro duhet të kthehen nga minuta e parë. Shans i mundshëm për Marchisio, në vend të Pjanic. Në sulmin bardhezi pritet të jetë Douglas Costa, me Higuain në qendër, që kompleton tridentin me Mandzukiç dhe Dybala.

ROMA (4-3-3): Alisson; Florenzi, Fazio, Juan Jesus, Kolarov; Strootman, De Rossi, Nainggolan; Under, Dzeko, El Shaarawy.
JUVENTUS (4-3-2-1): Buffon; Lichtsteiner, Rugani, Benatia, Alex Sandro; Khedira, Marchisio, Matuidi; Dybala, Mandzukic; Higuain.

Related posts

ZYRTARE/ Teuta gjen sulmues, firmos me maqedonasin që shënoi 13 gola në sezonin e fundit

Delo.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Në Itali zbulojnë të ardhmen e Strakoshës, brenda dy javësh do të…

Delo.autor

Nainggolan u tregon tifozëve të Romës klubin e tij të ri

Sadik.Autor

Leave a Comment