Futboll Seria A Sport

Rruga e Milanit për në Europë varet nga Etrit Berisha, Gattuso rrezikon shumë!

Të dielën në orën 18:00 Milani do të jetë i angazhuar në transfertën e Atalanta-s: skuadra kuqezi nuk fiton ndaj bergamaskëve që prej 30 majit të vitit 2015, kur fitonin 3-1 falë dopietës së Bonaventura-s dhe rrjetës së Pazzini-t. Në ndeshjet vendimtare, ka pasur sukses të zikaltërve dhe një barazim.

Dobësia e lojtarëve të përzgjedhur nga trajneri kalabrez u shfaq  në mënyrë të pashmangshme në ‘Olimpico’, aty ku nuk mjaftojnë justifikimet për të harruar rrëshqitjen e kuqezinjve. Por, në përballjen e radhës fati i tyre do të varet nga paraqitja e Etrit Berishës. Portieri i Shqipërisë dhe Atalanta-s në rast se do të bëjë paraqitje të shkëlqyer, atëherë mund t’iu mohojë shanset kuqezinjve për Europën.

Zgjedhjet normalisht të detyruara të Gennaro Gattuso-s, i cili u përqendrua në një grup shumë të kufizuar lojtarësh për të ndërtuar formacionin titullar, kanë sjellë rrëzimin e disa karaktereve pisko-fizik të disa protagonistëve. Mbi të gjitha të Franck Kessie-s, në fushë kundër Roma-s për të 52 herë në sezon dhe dukej i humbur plotësisht. I privuar nga alternativat në skuadër, lojtari nga Bregu i Fildishtë ka humbur shkëlqimin e duhur.

E njëjta situatë për Suso-n, i cili ka luajtur për 4000 minuta me fanellën kuqezi dhe sërish është shumë larg pritshmërive. Milani i së mërkurës dhe i gjithë sezonit nënkupton se skuadra ka probleme mendore që janë në nivel shqetësues. Nuk është rastësi që dy sfidat kundër Juventusit në vitin 2018 dhe dy ndeshjet kundër Arsenal-it kanë evidentuar të njëjtin defekt: në anën më të mirë të ndeshjeve kuqezinjtë kanë luajtur vetëm për barazim, por më pas janë shkrirë si bora në diell dhe kanë pësuar gola.

Sforcot e bëra nga Gattuso me grupin aktual ndoshta kanë bërë dhe mbivlerësim të potencialit që ka ekipi: ecuria e mirë e periudhës dimërore mbetet thjesht një kujtim i së shkuarës, pasi humbja në finalen e Kupës së Italisë dhe skualifikimi nga Europa League bëjnë që kuqezinjtë të rrezikojnë Europën pas dy përballjeve direkte që do të kenë në kampionat. Shpresa e vetme është që ndjenja e përkatësisë nga Ringhio të bëhet ngjitëse për ekipin, i cili duhet të stimulohet për këto dy ndeshje, mbi të gjitha për të zbrazur nervat e sfidës së të mërkurës. Ndryshe, edhe vetë Gattuso rrezikon shkarkimin, pasi në Itali zërat çojnë Sarri-n në Milano.

Ndërkohë që punët nuk janë mirë edhe për portierin Donnarumma, i cili ka bërë gabime të pafalshme në takimin e së mërkurës kundër Juventusit, që do të thotë se tifozët nuk e duan më “gardianin”, i cili shihet si e ardhmja e portës së Italisë. Madje, bashkëpunimi i tij me agjentin Mino Raiola nuk është diçka që pëlqehet nga drejtuesit, fakt që mund të ndikojë në përkeqësimin e situatës.

Related posts

MBUSHI 60 VJEÇ TRE DITË MË PARË/ Maradona shtrohet me urgjencë në një spital në La Plata

Delo.autor

FITUAN NDAJ PORTUGALISË/ Lojtarët serbë festojnë me simbole politike nacionaliste. A do dënohen nga UEFA?

Delo.autor

E BUJSHME/ E ka takuar nga afër në Stokholm, gazetari suedez zbulon të ardhmen e Ibrahimovic

Delo.autor

Leave a Comment