Futboll Sport

Rusi 2018, askush nuk dëshiron të shkojë në…

Pak ditë kanë mbetur nga fundi i kampionatit dhe Champions League, për t’u hedhur më pas te kampionati botëror. Veprimtaria sportive më e rëndësishme në panoramikën e futbollit, që do të zhvillohet në Rusi, bëhet gati të shkruajë një tjetër të faqes së historisë së këtij sporti.

Por organizatorët po përballet me situata të ndryshme, me ndeshje ku nuk ka më bileta dhe të tjera ku stadiumet mund të jenë bosh.

Në nëntë nga 11 qytetet që do të presin Kupën e Botës nuk ka më bileta: Moskë, Shën Petërsburg, Kazan, Samara, Nizhny Novgorod, Sochi, Rostov, Kalingrav dhe Ekaterinburg, që normalisht e kanë vlerësuar veprimtarinë si më të rëndësishmen që zhvillohet një herë në katër vjet.

Por pesë ndeshje të tjera, katër prej të cilave në Volvograd, ish-Stalingradi i famshëm, ka ende bileta në shitje. Angli-Tunizi, Nigeri-Islandë, Egjipt-Arabia Saudite dhe Japoni-Poloni nuk kanë ngjallur interesimin e ndeshjeve të tjera.

Anglia është mes favoriteve për të fituar botërorin, por duket se incidentet diplomatike mes dy vendeve ka sjellë këtë mini-bojkot të tifozëve britanikë. Koincidencë apo jo nuk i dihet, por Volvograd është i vetmi qytet që nuk ka as prenotime në qytete. Askush nuk do të shkojë atje!

Ndeshja e pestë që praktikisht pritet të luhet në një stadium bosh është ajo e Saransk, mes Panama dhe Tunizisë. Asnjë biletë nuk është shitur për sfidën e 28 qershorit…

Related posts

BECKAM PËRGATIT GODITJEN E RADHËS/ Inter Miami kërkon një tjetër kampion bote pas Matuidi

Delo.autor

“FORCA SHQIPËRI”/ De Biasi nuk harron “TOKËN E SHQIPONJAVE”, fushatë për mbledhje fondesh (VIDEO)

Delo.autor

PËRBALLJA E “TITANËVE”/ Boksieri Joshua: Ky do të ishte vendi ideal për duelin e madh ndaj Tyson Fury

Delo.autor

Leave a Comment