Futboll Sport

Rusi 2018/ Pep këshillon Anglinë: Ju duhet patjetër ky futbollist?

Fabian Delph nuk është grumbulluar me kombëtaren e Anglisë që nga viti 2015, por ka luajtur një rol kyç për Manchester City-n gjatë këtij sezoni. Dhe trajneri i tij, Pep Guardiola, nuk ka asnjë dyshim për faktin se ai duhet të jetë në Rusi. “Gareth Southgate ishte në Manchester, kemi folur për lojtarët anglezë në ekip dhe ai është i kënaqur me formën e John Stones, Kyle (Walker) dhe Delph. Dëshiroj të shoh Fabian Delph në Botëror, sigurisht që kjo varet nga Gareth, por mendoj se ai e meriton këtë gjë. Ai është një lojtar që mund të aktivizohet në pozicione të ndryshme dhe gjithmonë jep më të mirën nga vetja.Ai na ndihmon të luajmë futboll të bukur, të jemi më të suksesshëm dhe ka një zemër të madhe, ai është një person fantastik”, deklaroi tekniku katalanas.

Delph mungoi në Kupën e Botës 2014 për shkak të një lëndimi dhe karriera e tij si futbollist u duk sikur kishte mbaruar, derisa në momentin që Guardiola i ndërroi pozicionin në fillim të këtij sezoni.
Kombëtarja e Anglisë ka konkurrencë në anën e majtë, me Danny Rose, Ryan Bertrand dhe Ashley Young që gjithashtu kërkojnë një fanellë titullari. Por lojtari i Manchester mund të jetë favorit për shkak të aftësisë së tij për të luajtur diku tjetër, pikërisht në qendrën e mesfushës.

“Unë mendoj se ai është një lojtar që bën shumë për ekipin,” shtoi Guardiola. “Ai inkurajon lojtarët që luajnë në pozicionin e tij. Është e rëndësishme për harmoninë e ekipit që të ketë lojtarë të mirë që aktivizohen, dhe lojtarë të mirë që janë në stol. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, synimi ynë për sezonin e ardhshëm është që ai të jetë më i fortë fizikisht se gjatë dy sezoneve të fundit, sidomos sezonin e kaluar, por ne do të përpiqemi të punojmë për t’ia arritur”

Related posts

PO SHKËLQEN ME LIVERPOOL/ Xherdan Shaqiri krijon me GUR fanellën e tij (FOTO)

Delo.autor

GJEN GOLASHËNUES ME KOSTO ZERO/ “Djajtë e Kuq” nisin kontaktet për sulmuesin e PSG-së…

Delo.autor

ÇËSHTJA E IMAZHIT/ Në 2019-ën u dënua, Gjykata e Lartë shfajëson dhe pasuron Pique

Delo.autor

Leave a Comment