Futboll Sport

RUSI 2018/ Sherr dhe bërryla në stërvitje! Nxehet situata te Gjermania

Gjërat janë bërë serioze në stërvitjen e Gjermanisë.

Julian Draxler mori një bërryl në fytyrë. Ai qëndroi në tokë, duke u trajtuar për minuta të tëra nga mjekët. Pas testeve të shumta dhe mjekimit të shpejtë, ai ishte në gjendje të vazhdonte.

Por kjo nuk ishte skena e vetme e rëndë në qendrën stërvitore të Gjermanisë

Gjatë një dyluftimi të ashpër, Joshua Kimmich dhe Antonio Rudiger janë përplasur keq me njëri-tjetrin. Dhe një moment ishin ballë për ballë në mes të fushës gati për luftë.

Ishte Miroslav Klose ai që ndërhyri për t’i ndarë në momentin e duhur. Më pas gjithçka u qetësua.

“Situata është e nxehtë, të gjithë duan të jenë titullarë,” shprehet Hummels.

Related posts

DEL I FUNDIT NË FANTAZI FUTBOLL/ Tifozi detyrohet të qëndrojë një ditë në këmbë si statujë

Delo.autor

“TË PAAFTË…”/ Alegri justifikon barazimin: Napoli luajti me të gjithë titullarët, ashtu si ne

Delo.autor

“ISHTE NJË NDESHJE POZITIVE PAVARËSISHT HUMBJES NDAJ ANGLISË”/ Reja: U treguam luftarakë, do të ishit kritikë edhe po të…

Delo.autor

Leave a Comment