Futboll Sport

Sadio Mane: Kemi lojtarë që mund të mposhtin këdo

Sadio Mane është optimist në prag të finales së Champions League me Real Madrid dhe pretendon se Liverpool ka lojtarët e duhur për të mundur çdo ekip.

Megjithëse do të përballet me një skuadër që e ka fituar dy herë resht kompeticionin, Mane beson se ekipi i tij ka aftësinë për të bërë një paraqitje të madhe.

“Nuk e di për ta, por për ne është ndeshja më e rëndësishme  e karrierës,” pranon ai.

“Patjetër, nuk do të jetë e lehtë pasi ata kanë eksperiencë dhe një ekip të mbushur me kualitete.

“Ne i respektojmë jashtë mase, por ne kemi gjithashtu lojtarë që mund të mposhtin çdo ekip në botë.

“Do të shkojmë aty për të dhënë më të mirën tonë, t’i shkaktojmë më shumë probleme dhe të mundohemi të fitojmë ndeshjen.

“Finalja është një ëndërr e bërë realitet, nuk ishte e lehtë, por tani jemi këtu.”

Related posts

E BUJSHME/ Një tjetër SUPER stadium, FSHF-ja jep lajmin e madh për “shtëpinë” e re

Isa.Autor

Lopetegui I BINDUR: REALI i madh edhe pa CR7, “Topin e Artë” e fiton lojtari im

Isa.Autor

PIRLO ZGJEDH NDIHMËSIN E TIJ/ Gati të bëhet i dytë tek Juventus trajneri i Serie A…

Delo.autor

Leave a Comment