Futboll Sport

Salihu harron golin ndaj St.Polten, Bundesliga Austriake “mirazh” për Neustadt

Ëndrra e ekipit të Hamdi Salihit, Neustadt për t’u ngjitur në Bundesligën Austriake ka marrë një goditje të fortë.

Salihi me shokë kanë zhgënjyer tifozerinë e tyre në ndeshjen e parë të play-off, atë të luajtur përballë St.Polten, pasi janë mposhtur me rezultatin e pastër 0-2.

Miqtë shënuan në minutën e 34-të me anë të Ryong, ndërkohë në minutën e 70-të vulosën fitoren me anë të shqiptarit Bajrami. Kësisoj, Neustadt dështon në ndeshjen e parë dhe ka shumë pak shanse për t’u kualifikuar, edhe pse duhet pritur edhe ndeshja e kthimit që do të luhet me 3 qershor.

Në këtë takim, Salihi luajti gjatë gjithë 90 minutëshit, por dështoi për të lënë gjurmë.

Related posts

Emre Can dëshpëron Juventusin, në garë edhe dy top klube të Evropës

Sadik.Autor

Turi 75-të Çiklistik, 805km për të shpallur kampionin

Sadik.Autor

LIVE/ BARCELONA dhuron spektakël dhe shënon një gol fantastik me Coutinhon (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment