Futboll Sport

Serbia ndaloi sportistët kosovarë, reagon Ramush Haradinaj: E papranueshme, politika nacionaliste

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pak minuta më parë lidhur me ndalimin e larateistët kosovarë Serbi për të mos marrë pjesë në Kampionatin Europian të Karatesë në Novi Sad. Ai ka thënë se kjo gjë nuk ndihmon në normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve, përkundrazi, ndikon negativisht.

Statusi i Ramush Haradinajt:

“Ndalimi i Kombëtares së Kosovës nga autoritetet e Serbisë, për të marrë pjesë në Kampionatin Europian të Karatesë në Novi Sad të Vojvodinës, është akt i papranueshëm që nuk i kontribuon normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve tona.

Autoritetet serbe janë njoftuar më kohë nga Komiteti Olimpik i Kosovës për këtë udhëtim dhe pretendimi se ato nuk janë informuar me kohë është i paqëndrueshëm.

Këtë akt ndalese të shtetit serb, të dytin më radhë brenda një kohe të shkurtë, e konsiderojmë si veprim që sinjalizon se Serbia po qëndron në politikat nacionaliste të konfliktit dhe refuzimit në vend të bashkëpunimit.

Related posts

DITË E SHËNUAR NË HUNGARI/ Djali i Michael Schumacher fiton garën e parë në karrierë

Delo.autor

LIVE/ Starton ndeshja Flamurtari-Kukësi në Vlorë

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Klubi i Tiranës vendos të mbajë trajnerin Egbo deri në…

Delo.autor

Leave a Comment