Futboll Seria A Sport

SERIE A/ Inter vihet në lëvizje për të gjetur një Salah të ri për Spalletti-n

Inter po programon të ardhmen dhe, pas një takimi të zhvilluar mes trajnerit Spalletti dhe drejtuesve, është mësuar se tekniku zikaltër këkon një “Salah të ri” për sulmin e tij.

Një kërkesë aspak e lehhtët për t’u plotësuar, por që duket se nuk e ka ndalur klubin të bëjë një listë emrash të mundshëm që i afrohen egjiptianit. I pari, sipas “Tuttosport”, është Riyad Mahrez, ylli i Leicester, i cili ka qenë shumë afër Roma-s verën e kaluar.

Pëlqehet nga shumë klube (Manchester City) dhe çmimi është në rritje. Ashtu siç është edhe vlerësimi i yllit të PSG, Angel Di Maria, i cili pritet t’i thotë lamtumirë Parisit.

Emrat më të mundshëm janë Florian Thauvin, sulmues krahu i Marseille, që nuk ka arritur të kualifikohet në Champions League. Pëlqehet edhe Marlos, kontrata e të cilit me Shakhtar skadon në 2019-ën. Nuk është më i ri por ka një pasaportë komunitare dhe, me përjashtim të rrogës, nuk kushton shumë.

Në fund, janë emrat italiane, si Federico Chiesa dhe Simone Verdi. Dy lojtarë me karakteristika të ndryshme, por që pëlqehen nga Spalletti. Fiorentina kërkon shumë për Chiesa-n, ndërsa Verdi është më i arritshëm. Më larg janë dy fantazistët e Sassuolo-s, Politano dhe Berardi. Pëlqehen, por nuk konsideron zgjedhje të para.

Related posts

BËMË BABA TË TË NGJAJ/ Një tjetër TALENT PREMTUES zbarkon në Europë

Isa.Autor

PAS THASHETHEMEVE/ Merr fund romanca e Xherdan Shaqirit me këngëtaren shqiptare, çifti ndahen vetëm pas pak muajsh

Delo.autor

Kamza me shpresë ndaj Luftëtarit, bluzinjtë kërkojnë suksesin me çdo çmim

Sadik.Autor

Leave a Comment