Futboll Sport

”Sherri” te Partizani, drejtori Olsi Rama mban qëndrim…

Bruno Telushi dhe Klevis Dalipi kanë pasur një përplasje një ditë më parë në stërvitje dhe normalisht kjo nuk ndikon për mirë në atmosferën e të kuqve para ndeshjes me Luftëtarin, kjo shumë e rëndësishme për pjesëmarrjen në kupat e Evropës. Mesfushori, tipik vlonjat, nuk e ka pritur mirë faktin që trajneri i Partizanit nuk po e konsideronte si titullar për takimin në Gjirokastër dhe ka reaguar. Gjithçka ka mbetur te debati, kjo edhe për shkak të lojtarëve të tjerë, që kanë ndërhyrë kur kanë parë që gjakrat të nxehen.

Te Partizani situata të tilla duket se i marrin me sportivitet. Në Turqi pati probleme mes Trashit dhe Starovës dhe lojtari u dërgua tek ekipi i dytë, por ishte i domosdoshëm për ekipin dhe e rikthyen në ekip më pas. Më pas pati “xixa” edhe mes Çanit e Bardhit, që u komentuan edhe nga trajneri Dalipi, që i cilësoi si një dëshirë e lojtarëve për të bërë që Partizani të ecë përpara. E kuptueshme është që gjërat kanë dalë disi jashtë kontrolli, edhe pse tentohet në çdo moment të ruhet qetësia.

Në lidhje me atë që ka ndoshur mes Telushit dhe Dalipit ka folur edhe drejtori i përgjithshëm Olsi Rama, që e konsideron vetëm si një dëshirë të mesfushorit për të luajtur, ndërkohë që nga ana tjetër “i tërheq veshin”, duke theksuar se vendimet teknike i merr trajneri. Në gazetën “Sport Ekspres” ai ka deklaruar mes të tjerave: “Nuk ka patur përplasje si e komentoni ju, thjesht ashtu si e tha vetë lojtari, një shprehje e dëshirës së tij për të luajtur. Pavarësisht kësaj të gjithë lojtarët kanë të njëjtin qëllim dhe duhet respektuar etika profesionale e vendit punës, ku vlerësimet dhe vendimet teknike i merr trajneri”. Telushi iu bashkua Partizanit në merkaton e janarit, teksa deri më tani është aktivizuar në 8 takime dhe gjashtë prej tyre i ka nisur si titullar. Duhet thënë se një dëmtim në gju e ka penalizuar vlonjatin të luajë në disa takime.

Related posts

Stones “KËRCËNON” Panamanë: Ndaj tyre do sigurojmë raundin tjetër

Isa.Autor

ZVICRA E NDJEK QË NGA VITI 1995/ Një legjendë mund të drejtojë Xhakën dhe Shaqirin në Botëror

Delo.autor

U NDËSHKUA ME KARTON TË KUQ/ Ja çfarë i tha Diego Costa arbitrit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment