Futboll Seria A Sport

Shpërthen De Lauretis, sulmon Sarri-n dhe mbron Juventus-in

Pas muajsh heshtje, Aurelio De Laurentiis është kthyer të flasë. Presidenti i Napoli-t nuk i ka kursyer kritikat ndaj trajnerit të tij. “Nuk besoj se Inter-Juventus ka ndikuar te ndeshja e jonë kundër Fiorentina-s. Unë besoj se ka ndikuar fakti se kemi nisur sezonin para të tjerëve për shkak të ndeshjes eliminatore të Champions League”, ka thënë ai për “Il Mattino”.

“Na ka mbaruar karburanti dhe është normale të ndodhë kur luan me të njëjtët lojtarë. Mendoj se mund të ishte bërë diçka ndryshe për të qenë gati për fazën e fundit të sezonit. Por, po luajte gjithmonë me të njëjtët…”.

De Laurentiis ka folur edhe për Inter-Juventus: “Nuk besoj se kampionati ka hubur besueshmërinë. Atë të shtunë kanë ndodhur shumë gjëra, sepse zgjedhjet e trajnerit të Inter mund të kenë ndikuar te rezultati final. VAR nuk është përdorur në mënyrën e duhur, por unë jam një mbështetës i kësaj teknologjie”.

Related posts

“KY ËSHTË OBJEKTIVI IM”/ 44 gola nuk mjaftojnë për Haaland, norvegjezi bën deklaratën e frikshme

Delo.autor

“AI NUK DO TË TË HUMBASË ASNJË TOP”! Bennacer: Ibrahimovic të vret nëse nuk je perfekt!

Delo.autor

“MË E KEQJA KALOI”/ Dolores nis palestrën, e ndihmon Ronaldo (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment