Futboll Seria A Sport

Spaleti potimist: Ta mbyllim si duhet, jam i bindur që do jemi në…

“Tani duhet ta mbyllim mirë sezonin: skuadra është rritur shumë, edhe sot (dje) paraqitëm një futboll të bukur, por duhet edhe të vazhdojmë kështu”.Është shfaqur normalisht i lumtur për mikrofonat e “Premium Sport” Luçiano Spaleti pas fitores 4- 0 në “Dacia Arena” të Udines. “Në pjesën e parë e menaxhuam më së miri ndeshjen dhe, faktikisht, vendosëm ‘vulën’. Ndoshta, në të dytën, përsëritëm disa gabime të vjetra në disa çaste të ndeshjes”.

ANALIZA – “Skuadra më pëlqeu që nga minuta e parë, mori menjëherë në dorë ‘frerët’ e lojës, ndaj më duhet t’i lëvdoj, – vijoi analizën Spaleti. – Jemi ende të bindur se mund të arrijmë në Champions, por imagjinoj se edhe Roma e Lacio do thoshin të njëjtën gjë”. A mund të ekzistojë një Inter pa Ikardin?

“Gjithçka varet nga zëvendësuesi i mundshëm, por ai është një lojtar elite, me siguri; një futbollist i shkëlqyer që e di se si duhet të lëvizë për të gjetur hapësirat. Në atë rol, në zonën e rreptësisë, është lojtari më i fortë që kam stërvitur. Duhet të përmirësohet në një aspekt: kërkoj nga ai më shumë pjesë- marrje në manovër. Por, që këtë vit është rritur në këtë aspekt”.

KONTRATA – Duke u ndalur te rinovimi i mundshëm i kontratës: “Unë nuk kërkoj asgjë, nuk pretendoj se meritoj asgjë: duhet vetëm t’i japim vijimësi forcës që kemi shfaqur në këtë pjesë të kampionatit”.

Dhe mbyll intervistën kështu: “Duhet të luajmë gjithmonë pa e ulur ritmin, përndryshe distancën me të parat nuk do e shkurtojmë kurrë. Vërtet që në fillim të kampionatit fituam shumë ndeshje, por në fazën e dytë patëm më shumë momente vështirësie. Pavarësisht se krahasuar me Interin e fillimsezonit skuadra e tanishme është rritur”.

Related posts

YLLI NJË HAP LARG MILANIT/ Mbyllet me sukses takimi për pasardhësin e Higuainit

Delo.autor

E SHKATËRRUAR/ Reagon për herë të parë bashkëshortja e Kobe Bryant pas aksidentit tragjik

Delo.autor

PYETET PËR LARGIMIN E GARETH BALE/ Zidane befason me përgjigjen e tij

F.autor

Leave a Comment