Futboll Sport

Sterling “armatoset” për Botërorin rus (FOTO)

Ylli i Manchester City-t, Raheem Sterling është ‘armatosur’ rëndë për Kupën e Botës në Rusi. Në stërvitjen e para me kombëtaren angleze, lojtari ka treguar edhe tatuazhin më të fundit që ka bërë, një këmbë, një automatik me të cilin krkon të ‘qëllojë’ në shenjë.

23-vjeçari mbylli një sezon fantastik me klubin anglez, duke u shpallur kampion nën drejtimin e Pep Guardiola-s dhe tani është gati të përsërisë paraqitjet mjaft të mira edhe në Botëror. Në stërvitjen me shokët e skuadrës ai tërhoqi vëmendje jo vetëm për shpejtësinë dhe driblimet, por edhe për pushkën që i mbulonte thuajse të gjithë pulpën.

Në sezonin e sapombyllur Sterling realizoi 23 gola dhe dha 17 asist në të gjithë kompeticionet, një shifër shumë e mirë për një lojtar që luan pas sulmuesit kryesor ose në krah. E sigurt është që trajneri Gareth Southgate do të presë shumë prej ish-talentit të Liverpool gjatë turneut. Megjithatë ai ka shfaqur disa problem disiplinore, pasi ka ardhur vonë në stërvitje.

Anglia po përgatitet për ndeshjet e fundit miqsore para se të nisë aventurën ruse në mes të qershorit. “3 Luanët” do të përballen me Nigerinë të shtunën në “Wembley” ndërsa më 7 qershor pret Kosta Rikën në Lids.

Skuadrës iu bashkuan lojtarët nga Chelsea dhe Manchester United, Gary Cahill, Ashley Young, Jesse Lingard, Marcus Rashford dhe Phil Jones, të cilët kishin marrë një ditë më shumë pushim. Konkurrenca në skuadër është e fortë sidomos për tre vendet e portës, ndërsa të shtunën bashkohen edhe kontigjenti i Liverpool, Jordan Henderson, Trent Alexander-Arnold dhe Adam Lallana.

Anglia nis aventurën ruse me Tunizinë në grupin G më 18 qershor, më pas ndeshet me Panamanë në 24 qershor, ndërsa mbyll grupin me Belgjikën në 28 qershor.

Related posts

Diego Maradona “ul hundën” para FIFA-s, kërkon ndjesë për kritikat

Isa.Autor

Befason sulmuesi i Barcelonës/ Nënshkruan në Premier League me Watford

Sadik.Autor

TË GJITHË KUNDËR BARTOMEU/ Zyrtarizohet mocioni: Kërkojmë dorëheqjen e menjëhershme!

Delo.autor

Leave a Comment