Futboll Sport

Sulmuesi brazilian shkëmben fanellën për benzinë

Një shkëmbim i pazakontë në Brazil. Për shkak të grevës së shoferëve të rrugëve të gjata, vendit po i mbaron lëngu.

Një nga të prekurit është sulmuesi Sassa i ekipit të kategorisë së parë Cruzeiro.

Profesionisti i ka kërkuar ndihmë tifozëve gjatë një videoje. Për 10 litra benzinë ai ka ofruar dy fanella me numrin 99. “Në mënyrë që të shkoj në stërvitje.”

Të martën një tifoz i Cruzeiro ka sjellë dy shishe plastike dy litërshe në qendrën stërvitore të ekipit.

Sassa ishte aq i lumtur, saqë megjithëse nuk ishin litrat e kërkuara, ia ka dhënë dy fanellat si dhe një biletë për ndeshjen e radhës brenda.

Tani sulmuesi, të paktën për momentin mund të shkojë në stërvitje me makinën personale.

Related posts

MESSI SHMANGU… “TËRMETIN”/ Ylli i Barcelonës “shpëton” katalanasit dhe La Ligën

Delo.autor

Manchester City luan futbollin më të bukur në Evropë

Q.Autor

PLAS TEK PSG/ Lojtarët ndahen në dy grupe dhe përçahen me njëri-tjetrin. Shkak për këtë bëhet…

Delo.autor

Leave a Comment