Futboll Premier League Sport

Sulmuesi i Man United është objektivi nr. 1 i Tottenham në merkaton e verës

Tottenham kërkon me çdo kusht të rekrutojë një tjetër sulmues specialist për të konkurruar me Harry Kane pas blerjeve të pasuksesshme të Vincent Janssen dhe Fernando Llorente në dy verat e kaluara.

Spurs duan të shesin Llorente dhe Janssen, por Pochettino kërkon një sulmues që do ta ketë suksesin e garantuar në White Hart Lane.

Dhe mesa duket trajneri argjentinas ka zgjedhur një sulmues që mund të luajë në krahë ose si nr. 10 dhe objektivi kryesor i klubit është Anthony Martial i Manchester United.

Tottenham shfaqi interes për lojtarin e lënë jashtë Kupës së Botës edhe në vitin 2015, përpara se ai të pranonte ofertën e United.

Londinezët shpreson që United, që interesohet për qendërmbrojtësin Toby Alderweireld, të jenë të hapur për të negociuar një marrëveshje shkëmbimi. Nëse Tottenham do të arrinte të merrte shërbimet e Martial, ai do të ishte në gjendje të konkurronte si dhe të dublonte sulmuesin kryesor Harry Kane.

Related posts

NUK ËSHTË DAKORD ME KRITIKAT NDAJ BAYERN/ Mesfushori Muller: Në fushë çdokush ka marrë atë që ka merituar

Delo.autor

DY SFIDAT NDAJ ANGLISË DHE ANDORRËS/ Ndryshime në listën “kuqezi”, Reja hedh përsëri sytë nga…

Delo.autor

PAS FITORES NDAJ TOTTENHAM/ Legjenda e “topçinjëve”, Emery: Granit Xhaka më shqetëson seriozisht…

Isa.Autor

Leave a Comment