Futboll Sport

Sulmuesi i Skënderbeut shënoi 3 gola, lushnjarët nuk ia japin topin e ndeshjes

Kur thuhet se futbolli shqiptar ka 100 halle, është plotësisht e vërtetë.

Çudia e radhës vjen sot pas ndeshjes Lushnja-Skënderbeu e cila përfundoi me rezultatin 2-4 për korçarët.

Sulmuesi i Skënderbeut, Ali Sowe realizoi 3 gola në këtë sfidë duke qenë absoltisht lojtari më i mirë i ndeshjes.

Pasi përfundoi sfida ai ka kërkuar topin e ndeshjes për ta marrë me vete ta kishte kujtim, por është përplasur me drejtuesit e Lushnjes.

Këta të fundit nuk e kanë lejuar, duke thënë se i kanë topat me numër të caktuar.

Në një situatë të tillë është dashur ndërhyrja e drejtuesve të Skënderbeut. Ata i dhanë Lushnjës një nga topat e tyre, që Sowe të merrte topin e ndeshjes.

Related posts

65 milionë euro për sulmin, por Cutrone nga akademia ka rrëmbyer fanellën e titullarit te Milan

Q.Autor

Botërori 2018/ 24 gola të shënuar me kokë, kryeson mbrojtësi katalanas

Isa.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Manchester City-Dinamo Zagreb. Rezultati 1-0

Delo.autor

Leave a Comment