Futboll Sport

Superagjenti Raiola në telashe, policia po heton lëvizjet e tij

Me merkaton që pritet të nisë, Mino Raiola do të ketë edhe shqetësime jashtë sferës ku ushtron zanatin e tij. Në fakt, sipas asaj që bëjnë të ditur mediat italiane, prokuroria e federatës ka hapur një hetim për menaxherin e fuqishëm. Objekt i akuzës janë shkeljet e përsëritura të tij të kodit sportiv.


Raiola shpesh ka përdorur tone dhe fjalor të papranueshëm drejtuar sportit italian. Përveç këtij aspekti, bëhet e ditur se njëkohësisht Zyra e Tatimeve holandeze do të hetojë edhe vendbanimin e menaxherit në trevjeçarin 2014-2017, çështje për të cilën ka kërkuar nga Policia Financiare Italiane taksat e paguara nga Raiola në tri vitet e sipërpërmendura.

Related posts

PAS BARAZIMIT NDAJ TEUTËS/ Trajneri Mema: Kampionati është i gjatë, për mua do të luajë ai që…

Delo.autor

NERVOZIZËM DHE DHUNË MES KUKËSIT DHE TIRANËS/ Ja çfarë ndodhi në tunel pas ndeshjes (VIDEO)

Delo.autor

NUK “NGOPET” ME COUTINHON/ Bayern synon blerjen që po i “çmend” të gjithë (FOTO)

F.autor

Leave a Comment