Champions League Futboll Sport

Surpriza te Liverpool, mesfushori kyç rikuperohet për finalen e Champions?

Jashtë fushave që nga mesi i muajit mars për një problem në shpinë, që i kushtoi edhe pjesëmarrjen në Botërorin Rusi 2018, Emre Can mund të ngushëllohet me finalen e Champions League kundër Real Madrid. Në fakt, mesfushori gjerman ndihet më mirë dhe është rikthyer të stërvitet me grupin. Rrjedhimisht, Klopp tani shpreson: “Ndjesitë janë pozitive, deri 10 ditë më parë nuk e kisha në planet e mia. A do të jetë në Kiev? Varet… Dera sigurisht është e hapur”.

KLOPP – Në “Anfield” ka nisur tashmë java më e rëndësishme e sezonit për Liverpool. “Reds”-at do të luajnë të shtunën finalen e Champions League kundër Real Madrid, me këta të fundit që synojnë trofeun e tretë radhazi. “Janë më shumë ekspertë se ne, – ka shpjeguar Klopp në konferencën për shtyp. – Por në futboll eksperienca nuk është gjithçka. Është një avantazh të qenit më ekspert, por mund të nivelohet ky aspekt me dëshirën, gatishmërinë, sjelljen dhe ritmin e punës. Mund të zerohet diferenca kështu. Kjo është arsyeja pse e dua futbollin. Si grup janë shumë të fortë, kjo nuk mund të diskutohet. Por flasim për futboll dhe kemi një mundësi. Ja pse mendoj: e provojmë! Do të shkojmë aty dhe do të tentojmë të masim forcat në një nivel, për të cilin njerëzit mendojnë se është e pamundur për ne, por në fakt është e mundur. Kjo është ajo që duhet të bëjmë”.

MANE – Në konferencën për shtyp ishte edhe Sadio Mane, i cili së bashku me Salah dhe Firmino formojnë një tredhëmbësh ëndrrash. “Forca e Liverpool është kolektivi. Bëjmë gjithmonë gjithçka bashkë, kjo është forca jonë, – ka shpjeguar sulmuesi senegalez. – Të jesh në një finale është një ëndërr që bëhet realitet. Nuk ka qenë e lehtë, mbi të gjitha pasi e nisëm me fazën play-off kundër Hoffenheim dhe më pas në fazën e grupeve, por tani ja ku jemi në finale. Mbase është surprizë për shumë njerëz, por për ne është diçka tel e cila kemi besuar gjithmonë. Tani do të shkojmë ta provojmë, të japim maksimumin dhe të tentojmë të fitojmë trofeun”, – tha Mane.

Related posts

MILAN-LAZIO/ Skuadrat “ndezin motorrët”, ja statistikat interesante që duhet të dini

Delo.autor

U MUNDËN NGA SKËNDERBEU/ Gjici: “Objektivi i Kukësit nuk ndryshon”

Isa.Autor

F1 “BOTËRORI 2019″/ Prezanton makinën “RS19”, Renault zbulon “ARMËN” e saj “SEKRETE” për PODIUMIN (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment