Futboll Seria A Sport

Të fiksuar pas Emanuele Ndoj, në Serie A bëjnë gati milionat

Emanuele Ndoj ka marrë elozhe të shumta periudhën e fundit, teksa ka luajtur rregullisht si titullar me Brescia-n në Serie B. Mesfushorit, autor edhe i një goli në fillim të muajit, konsiderohet si një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës së tij. Dikur te Primavera-t e Romës, tanimë për 21-vjeçarin e Shqipërisë U21 interesohen edhe në elitën e futbollit italian. Gjithashtu ai është në fokusin e trajnerin Christian Panucci për në ekipin e parë.

Sikurse raportohet në mediet italiane, për të dhe për Sandro Tonali-n interesohet Sampdoria, që madje ka kërkuar edhe informacion në lidhje me ta për të nisur më pas bisedimet për transferimin e tyre. Për futbollistin Tonali situata është e komplikuar, kjo për shkak se e kërkon edhe Juventusi, ndërkohë që edhe nga ana e presidentit Celino ka një mesazh të qartë se nuk dëshiron të shesë lojtarët më të mirë të skuadrës, kjo pasi synon rikthimin në Serie A sezonin e ardhshëm. Në lidhje me transferimin e Emanuele Ndoj, gjithçka do të niste me shifrën minimale të 3 milionë eurove.

ECURIA E SHQIPTARIT – Mesfushori i Brescia-s këtë sezon ka luajtur në 22 ndeshje dhe vetëm në një rast është futur si zëvendësues. Roli i tij në qendër të mesfushës e “detyron” edhe të ndëshkohet me kartonë, teksa numëron 8 të verdhë dhe një të kuq (pas dy të verdhëve). Këtë sezon ka luajtur goxha, teksa ka grumbulluar 1576 minuta në fushën e blertë. Në sezonin 2016-2017 regjistroi 17 takime të luajtura (10 titullar) dhe numëronte 845 minuta në lojë. Këto dy vite i kanë shërbyer mesfushorit të rritet edhe më tej dhe për të ka pasur interes edhe nga Sassuolo e Genoa, klube të Serie A. Gjithsesi gjithçka është në dorë të Brescia-s, pasi mesfushori është nën kontratë deri më 30 qershor të vitit 2020.

Related posts

DËSHTIMI NË FIANLEN E “KUPËS SË FRANCËS”/ Trajneri i PSG-së merr vendimin për të ardhmen

Delo.autor

PAS NDËRHYRJES KIRURGJIKALE/ Ibrahimovic pushime “fenomenale”, poza përkrah Ronaldos po bëhet virale (FOTO)

Delo.autor

KUMBULLA TITULLAR/ Roma triumfon me “manita” dhe i jep fund ecurisë së gjatë negative në kampionat

Delo.autor

Leave a Comment