Futboll Seria A Sport

Tifozët e Interit marrin një lajm fantastik për Mauro Icardin

Tek Interi objektivi i mbetur është një dhe i vetëm, triumfi ndaj Lazios në Olimpico të dielën duke marrë kështu pasin e kalimit për edicionin e rradhës të Champions Leagues. Gjithsesi nuk kanë kaluar pa u vënë re deklaratat e fundit të Icardit pas humbjes ndaj Sassuolos.

Sulmuesi argjentinas u shpreh se vazhdimësia e tij me Interin ishte një çështje që duhej diskutuar me drejtuesit pasi nuk ishte i sigurtë nëse qëndrimi i tij ishte i vlefshëm për ziklatërit. Reagimi i klubit mbërrin menjëherë për këtë cështje delikate duke u artikuluar nëpërmjet deklaratës së drejtorit sportiv Piero Ausilio.

“Icardi ka një kontratë që e lidh me Interin edhe për 3 vitet e ardhshme dhe e ardhmja e tij është një çështje e shkëputur nga klasifikimi i klubit. Presim fundin e kampionatit për të folur të qetë por se vendi i katërt apo i pestë kjo nuk ndryshon asgjë në lidhje me të. Icardi nuk është në shitje prandaj çdo klub që interesohet për të do të ketë përgjigje negative”.

Me pak fjalë tek Interi janë të bindur se me apo pa Champions 25-vjeçari Icardi do të vijojë të mbajë veshur fanellën e tyre.

Related posts

KUKËSI MBAN CUNGUN/ E konfirmon Gjici: Duhet kohë për të gjetur…

Delo.autor

FITORJA NDAJ GJERMANISË/ Hakmerret Morata: Po tani ç’do të thoni? Mezi po pres të lexoj komentet

Delo.autor

TORINO KA 1 PIKË NË RENDITJE/ Trajneri Giampaolo acarohet: Nuk recitoj dot, ata kanë llumin në mendje…

Delo.autor

Leave a Comment