Futboll Sport

Tjetër dështim i Djokovic, eliminohet edhe nga turneu i Madridit

Novak Djokovic ende nuk arrin të shkëlqejë dhe të rikthehet në nivelet e dikurshme. Ish-numri 1 në botë është eliminuar sot në raundin e tretë të turneut Masters të Madridit, duke u mundur 2-1 nga britaniku Kyle Edmund. Edhe pse loja e treguar ditët e fundit është më e mirë se ajo e dy javëve më parë, në Montekarlo, sërish tenisti serb nuk arrin të shkëlqejë në fushë, duke u mundur edhe nga rivalë që zakonisht ai i mposht me lehtësi.

Duket qartë se te Djokovic mungon besimi në forcat e tij, luan me hope dhe nuk arrin të ketë vijueshmëri në paraqitjet e tij në fushë. Edmund fitoi 6-3 setin e parë, djokovic riktheu ekuilibrin duke fituar 6-2 setin e dytë, por në të tretin është sërish britaniku ai që luan më mirë dhe fiton 6-4. Serbi bëri shumë gabime në fushë, madje edhe elementare, nuk ka forcën e duhur në shërbim dhe luan me frikën e dëmtimit.

Related posts

E ARDHMJA E CR7 NË DYSHIME/ Menaxheri Mendes zbulon planet e “Jashtëtokësorit” të Juventus

Delo.autor

TRIUMFOJNË NË MIQËSORE/ “Katalanasit” mposhtin me përmbysje Napolin

Delo.autor

E BUJSHME/ Taulant Xhaka jashtë Kombëtares, pritet përgjigjja e Ergys Kaçes

Delo.autor

Leave a Comment