Futboll Sport

Trajneri i Kukësit/ Pacult,do të stërvitem unë, që ta zëvendësoj Gurin…

Peter Pacult ka dalë në konferencë për shtyp, ku ka bërë prognozën e përballjes së të dielës me Luftëtarin, në “Zeqir Ymeri”, por ka folur edhe rreth humbjes së mesjavës në Durrës. Jashtë përgjigjeve të tij nuk ka mbetur as Guri, struktura e kampionatit dhe merkatoja për vazhdimësinë. Ndër të tjera, njeriu i stolit të Kukësit ka nënvizuar:

“Jam i mendimit se skuadra nuk e ka humbur motivimin. Të mërkurën duhej të luanim ndryshe, që të mbyllnim gjithçka për vendin e dytë. Jam një trajner që, pa marrë parasysh diferencën e pikëve, dua që ritmi të jetë i njëjtë dhe të mos hallakaten lojtarët. Përderisa matematikisht nuk kemi siguruar asgjë, dua ta mbaj grupin në nivelin që kërkoj.

Çdo gjë mbetet pas shpine, derisa ta arrijmë objektivin matematikisht. Në momentin që skuadra e lëshon veten me idenë se ka mbaruar gjithçka, atëherë mund të digjemi. Ndeshja e radhës me Luftëtarin? Personalisht mendoj se kundërshtari ka shumë kualitet, ndaj duhet të përqendrohemi nga fillimi për të marrë 3 pikët. Shpresoj t’i bëjmë gjërat si duhet kësaj here.

Humbja me Teutën? Nuk jam i zhgënjyer, po jam i mërzitur, pasi e dinim se ishte e vështirë, duke parë situatën e kundërshtarit. Më ka mërzitur fakti që na përmbysën rezultatin. Sidoqoftë, ajo ndeshje ka kaluar dhe duhet të shohim përpara. Tani mendojmë vetëm për sfidën e nesërme.

Kemi bërë një punë të mirë, pasi kemi marrë pikë të konsiderueshme. Nuk i shoh shumë rezultatet, por marr në konsideratë lojën. Kemi arritur fitore, edhe kur nuk kemi luajtur mirë. Qëllimi i klubit është të sigurojmë vendin e dytë dhe të dalim sa më mirë. Gjërat pas kësaj vijnë vetvetiu.

Skuadra ka bërë një punë të mirë, duke e ndihmuar Gurin deri tani. Do të isha i lumtur, nëse ai e arrin objektivin që ka, fitimin e “Këpucës së Artë”. Çdo të bëjmë, kur të largohet Guri? Do të stërvitem unë, që ta zëvendësoj (qesh).

Kam hartuar një listë me lojtarët, që nuk janë në planet e mia. Nga Superiorja më pëlqejnë shumë lojtarë, që do t’i doja te Kukësi. Por, nëse filloj e flas më emra, nuk ka interes për skuadrën. E kemi filluar punën në merkato dhe nuk ka nevojë të nxjerrim emra.

Struktura e Superiores? Një kampionat me 10 skuadra në Shqipëri është shumë mirë dhe nuk ka shumë dallim me Austrinë. Është kampionat ideal për Shqipërinë”.

Related posts

LIVE/ Barcelona po feston titullin e 25-të, të “La Ligas” me tifozët rrugëve të qytetit (VIDEO)

Sadik.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Mancehster United-Chelsea, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 1-0

Delo.autor

I THEU REKORDIN/ Maradona ka një mesazh special për Dris Mertens (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment