Futboll Sport

Trajneri Kraja projekton ndryshime radikale, ja kush rrezikon formacionin te Vllaznia

Trajneri i ekipit të Vllaznisë, Elvis Kraja, në daljen e tij të parë për mediat pati theksuar se në skuadër do të ketë ndryshime për dy takimet e fundit. Por deri ditën e djeshme asgjë nuk mund të thuhet se kush do të jenë të 11 të besuarit e tij për takimin me Kukësin.

Nga sa mësohet, dje në takimin e “play out”-it mes Vllaznisë B e Orikumit kanë qenë të pranishëm lojtarë të ekipit të parë si Tafili, Kalaja, Çinari, Marku, Selimaj, Gurishta, ku disa prej tyre po shikohen edhe si mundësi e mirë për të qenë nga minuta e parë në takimin e së shtunës me Kukësin. Pritet që të ketë lëvizje në të majtë të mbrojtjes. Në vend të Mersinit po shikohen dy apo tre mundësi.

Po ashtu Bardulla pritet që të fillojë takimin nga minuta e parë në vend të Vucajt, ndërsa edhe Tafili në vend të Orelesit. Ndërkohë, me shumë gjasa mund të jenë jashtë formacionit edhe titullarë të tjerë si Lika apo Sukaj. Kjo mbetet për t’u parë, pasi ende Kraja nuk ka saktësuar se ku do të bëjë ndryshime për takimin e së shtunës ndaj kampionëve në fuqi.

Related posts

VIDEO/ De Bryne i jashtëzakonshëm, pasimet e tij fantastike bëhen virale në internet

Q.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Benzema fantastik, Reali kundërpërgjigjet shumë shpejt (VIDEO)

Delo.autor

Genoa-Milan, kuqezinjtë s’humbasin prej 8 ndeshjesh në kampionat

Q.Autor

Leave a Comment