Futboll Seria A Sport

Transferimi i “çmendur” i merkatos/ Icardi do shkëmbehet me “yllin” spanjoll

Chelsea dhe Inter janë gati të hyjnë në bisedime për të realizuar një shkëmbim të rëndësishëm.“Blutë” janë të gatshëm të ofrojnë 35 deri në 40 milionë € plus Alvaro Moratën në këmbim të lojtarit më të mirë dhe kapitenit të zikaltërve Mauro Icardin.

Një lajm të tillë e kanë publikuar radioja spanjolle “Cadena Der” dhe e përditshmja italiane “Il Messaggero”.Sezoni i fundit për të dy sulmuesit ka përfunduar me ngjyrat bardh e zi. Argjentinasi Icardi ndau vendin e parë të golashënuesit më të mirë në Serina A bashkë me lacialin Ciro Immobile (të dy kanë shënuar nga 29 gola) duke u shpërblyer me kualifikimin në Ligën e Kampioneve për herë të parë pas 5 vitesh me Interin.

Spanjolli Morata kaloi një sezon në hije duke shënuar vetëm 15 gola në 48 takime me Chelsean. Ai vuajti dhe problemet me shpinën. Njësoj si Icardi, sulmuesi i Chelseat mbeti jashtë ekipit kombëtar të Spanjës.Megjithatë bashkëshortja dhe agjentja e Icardit, Ëanda Mara nuk ka dhënë garanci për këtë shkëmbim duke deklaruar se cmimi i vendosur 110 milionë € për kartonin e Icardit nuk përputhet me vlerat reale futbollistike të tij.

Related posts

HUMBJE BEFASUESE/ Spezia mposht Milan-in, Ismajli me shokë ndalin Ibrahimovic

Delo.autor

U GRUMBULLUA PËR DY SFIDAT E QERSHORIT/ Mbrojtësi i Kombëtares arrin akordin me klubin e Serie A…

Delo.autor

SHOKOHET JUVENTUSI/ Bayern Munich nis planin për të marrë sulmuesin bardhezi

Isa.Autor

Leave a Comment