Futboll Sport

Tre muaj për ta bindur, tani Reginaldo është një rekordmen me golat e tij…

Mund të kishte shënuar edhe më shumë se dy gola, pasi në ndeshjen me Lushnjën ka pasur edhe dy raste të tjera të pastra. Gjithsesi Reginaldo me dygolëshin e realizuar ka barazuar rekordin e vendosur në sezonin 2009-2010 nga sulmuesi Arlind Nora. Nisur nga ecuria e sulmuesit në pjesën e parë të sezonit, kjo ishte e pritshme. Futbollisti nga Mozambiku ia ka dalë të shënojë 16 herë këtë sezon, kurse gjirokastriti pat shënuar 14 herë.

Pavarësisht problematikave që ka pasur, Reginaldo vijon të shënojë dhe pas ndeshjes së djeshme me Lushnjën nuk ngurroi të bënte postimet e zakonshme në profilin e tij në “Faccebook”. Tanimë ai pret që të kthehen edhe tifozët. “Shumë i lumtur për fitoren! Edhe më i gëzuar që realizova dy gola dhe ndihmova ekipin tim për të fituar ndeshjen 3-1. Urime ekipi! Ky ishte goli i parë për sot (ka publikuar videon), na munguan shumë tifozët tanë. Ata ishin të dënuar për dy ndeshje. Rikthehuni në ndeshjen e fundit në stadium me gjithë euforinë tuaj, si gjithmonë. Ne ju presim”, shkruan Reginaldo.

BINDJA – Për sulmuesin në verë pati disa ekipe që e kërkuan, teksa e tentoi Flamurtari dhe Kamza. Këta të fundit u munduan shumë ta bindnin, por Laçi ishte më ngulmues dhe i kishte nisur bisedimet me të me t’u mbyllur kampionati. Sapo u mësua se me Luftëtarin e kish mbyllur, përmes Abraham kurbinasit nisën bisedimet dhe pas shumë tentativash në lidhjet me kushtet e kontratës, Reginaldo pranoi Laccin. Deri më tani ka bërë mirë dhe me shumë mundësi ofertat për të nuk do të mungojnë me përfundimin e kampionatit.

KËPUCA E ARTË – Duket e vështirë për t’u arritur, pasi kanë mbetur edhe dy ndeshje të tjera për t’u luajtur në kampionat deri në fund. Dëshira e Reginaldo-s normalisht do të ishte të dilte shënuesi më i mirë i kampionatit dhe do të ishte një arritje që do kishte edhe më shumë vlerë, pasi do e bënte me një skuadër si Laçi. Momentalisht kryeson sulmuesi i Skënderbeut, Ali Sowe. Lojtari nga Gambia realizoi edhe këtë javë kundër Teutës, duke shkuar në kuotën e 20 golave, katër më shumë se Reginaldo. Tre më shumë ka realizuar edhe Sindrit Guri i Kukësit, që ka lënë këtë javë kryesimin. Në dy javët e mbetura me shumë mundësi do të jetë një garë mes sulmuesit shkodran dhe atij të Skënderbeut.

Related posts

Pas shumë ofertash/ Rabiot zgjedh gjigantin e La Ligas për sezonin e ri

Isa.Autor

Diego Armando Maradona: Godin është më i fortë se Sergio Ramos!

Sadik.Autor

“MBRO VETEN DHE SHOKËT”/ Shoqata e Futbollistëve në Itali bën apel për vaksinim

Delo.autor

Leave a Comment